Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

SYRI TV/ Zgjedhjet në Kukës, konstituohet KZAZ, Doçi: Nisëm proceduat për anëtarët e KQV

14:21, 31/08/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit, është konstituuar  KZAZ e cila mbajti sot mbledhjen e parë. Kryetari i KZAZ, Sahit Doci deklaroi se ka nisur procedurat për përcaktimin e anëtarëve në Komisionet e Qendrave të votimit, ndërsa sqaroi se deri më tani nuk ka parregullsi në listat e shpallura të zgjedhësve. Janë mbi 46 mijë qytetarë që kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e 24 shtatorit

Syri tv

Më pak se 1 muaj nga zgjedhjet e pjesshme të 24vshtatorit,  është konstituuar  Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor ne Kukës, i cili ka mbajtur sot mbledhjen e parë pas miratimi të përbërjes nga KQZ. Kryetari i KZAZ, Sahit Doçi, tha se ka nisur procedura për pranimin e dokumentacionit nga subjektet politike për përcaktimin e anëtarëve të komisoneve të qendrave të votimit dhe elementeve të tjerë në funksion të zgjedhjeve.

Listat e zgjedhësve tashmë janë shpallur ndërsa ende nuk ka asnjë kërkesë nga qytetarët për parregullsi apo korigjime të nevojshme në këto lista. Sipas Doçit, po merren masat e nevojshme edhe për vënien në dispozicion të objeketeve për 74 qendrat e votimit.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë Kukes mbahen te dielen e 24 shtatorit, proces per te cilin ne listat e zgjedhësve janë më shumë se 46 mije qytetarë të Kukësit me të drejtë vote. Në këtë garë deri tani janë zyrtarizuar dy kandidatet e subjekteve më të mëdha politike, përkatësisht Albert Halilaj i Partisë Socialiste, dhe Emri Vata i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë’ I cili u zgjodh me votën e  demokratëve përmes procesit të primareve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco