Erion Braçe ekzaltohet nga shalqini! Zyrën e Ramës e quan 'FRON'

Erion Braçe ekzaltohet nga shalqini! Zyrën e Ramës e quan 'FRON'

12:48, 31/08/2023
A+ Aa A-

Për të fshehur qëllimin e vërtetë të bisedave, ose kur i ka ato pa përmbajtje, Edi Rama bën shpesh sikur harron orenditë nëpërkëmbë në zyrën e tij të rrëmujshme.

E bëri disa ditë më parë teksa u hodhi mediave foton që mban në ekranin e kompjuterit, e përsëriti dje sërish gjatë takimit me të ngarkuarin me punë të ShBA-ve në Tiranë.

Dje u hodhi një kokërr shalqini mediave. Po me këtë kokërr shalqini është mahnitur edhe 'gazetari i ekonomisë bujqësore' që mban detyrën e deputetit, Erion Braçe.

''Shalqini në fron'' shkruan Braçe teksa poston foton nga zyra e Ramës në rrjetet sociale. Është pak çudi se si një deputet në një republikë paralamentare e quan zyrën e kreut të ekzekutivit ''FRON'', por mesa duket për të shkuar drejt postit të ministrit të Bujqësisë duhet të njohësh Edi Ramën mbret si fillim.

“SHALQINI NE FRON! Shpetoi sezonin e bujqve kete vere; E meriton te vihet ne vitrine!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco