Kontrata e pavlefshme/ 'Manastirliu e zhytur në aferën e sterilizimit'

Kontrata e pavlefshme/ 'Manastirliu e zhytur në aferën e sterilizimit'

09:45, 31/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, është shprehur se kontrata e sterilizimit është e pavlefshme për shkak të korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

"Për të realizuar vjedhjen e tij me Edi Ramën, Ilir Beqaj emëroi me firmën e tij në kundërshtim flagrante me ligjin e konfliktit të interesit, Genc Byrazerin kushëririn e tij të parë në komisionin e koncensionit. Pas kësaj, po në konflikt flagrant interesi, Byrazerin, kushëririn e tij të parë e cakton për të bërë studimin e fizibilitetit të koncesionit të sterizilimit.

Ligji shqiptar për koncesionet, por dhe çdo ligj tjetër në botë, kërkon që ato të aplikohen atëherë kur ulin çmimin e shërbimit të dhënë, krahasuar me koston e tyre në sektorin publik.

Byrazeri i Beqjes, me një mashtrim monstruoz nxori me shifra false, se dhënia me koncesion e procesit të sterizilimit, ulte disa herë shpenzimet buxhetore për këtë proces, ndërkohë që në të vërtetë ato rriteshin jo me 1 apo 2 herë, por fiks me 80 herë.

Rama dhe Beqaj përdorën konfliktin e interesit për të firmosur kontratën e koncesionit të sterilizimit.

Por çfarë thonë ligjet tona për pasojat shkeljeve të rënda në konfliktin e interesit, të dashur qytetarë?

Referuar ligjit të koncesionit dhe prokurimit publik, pasi në këtë rast është bërë ndërthurja e të dyjave, Genc Byrazeri në fillim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të koncesionit dhe më pas të të ngarkuarit për studimin e fizibilitetit, ka pasur detyrë ligjore të nënshkruajë dy deklarata. Deklarata e para e konfliktit të interesit është, se ai nuk është asnjë person të afërt si drejtues si ministër, zv/ministër, sekretar të Përgjithshëm etj., në ministrinë e linjës. Si dhe deklarata e dytë ka të bëjë me konfliktin e interesit në shoqërinë pjesëmarrëse në garë.

Pra ky person ka mashtruar shtetin duke firmosur këto deklarata fiktive.

Në këtë çështje ndahen dy raste. Rasti i parë, që ky person nuk ka nënshkruar deklaratën e parë, çka do të sillte pasojë anulimin automatik të koncesionit dhe zëvendësimin e tij me një studim të fizibiliteti.

Rasti i dytë është se ai e ka nënshkruar këtë deklaratë dhe ka mashtruar shtetin, pasi kushëriri i tij i parë, ishte ministri përkatës i linjës. Duke qenë se studimi i fizibilitetit është miratuar dhe tenderuar atëherë ky person ka mashtruar shtetin për të cilën ka qenë në dijeni edhe Ilir Beqja, si personi përgjegjës që ka miratuar studimin e fizibilitetit.

Në Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, i cili njëlloj si Kushtetuta dhe ligjet e tjera të vendit, nuk ekziston për Edi Ramën, parashikohet se akti administrativ është i pavlefshëm, pra kontrata e koncesionit është absolutisht e pavlefshme kur bie në kundërshtim të hapur dhe flagrant me një dispozitë të urdhëruar këtij kodi lidhur me procedurën e ndjekur të tij. Pra, procedura e ndjekur është provuar se është fiktive dhe antiligjore e cila sjell si pasojë një kontratë të pavlefshme.

 Në kodin e procedurave Administrative të Repuplikës së Shqipërisë parashikohet se akti administrative është absolutisht i pavlershëm kur është nxjerrë nëpërmjët.

1- Kanosjes

2- Mitmarrjes

3- Konfliktit të interesit

4- Falsifikimit

5- Apo një veprimi tjetër që përbën vepër penale në rastin konkret vërtetohet katërçipërisht se procedura e zhvilluar në kushtet e konfliktit të hapur të interesit sepse zoti Byrazer dhe Beqja janë kushërinj të parë. Po në këtë rast konstatohen se janë falsifikuar të dhënat duke siguruar se kosto do ishte shumë herë më e lirë se ajo që bëhej në shtet.

Vjedhja është e provuar kosto është 80 herë më e lartë se ajo që kryhej në shtet.

Në kodin e procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë parashikohet se akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm nuk sjell asnjë pasojë juridike pavarësisht faktit nëse është konstatuar apo jo si i tillë ai konsiderohet se nuk ekziston.

Pra në këto kushte ky akt, kontrata koncesionare konsiderohet se nuk ekziston mbasi është zhvilluar dhe firmosur në kushtet e konfliktit interesit ndaj dhe gjykatësi me shumë të drejtë ka urdhëruar anulimin e kontratës korruptive të sterilizimit

Në kodin e procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë parashikohet se pavlefshmëria absolute e aktit në aktin konkret mund të nxirret nga ministri i linjës ku aktualisht është zonja mëkatare Manastirliu.

E cila në kohën e zhvillimit të koncesionit ka qenë Drejtore e Përgjithshme e QSUT-së dhe që i ka dhënë konçesionarit pa qira pajisje, ambiente pa paguar drita, pa paguar ujë, avullin, etj., natyrisht kundrejt shpërblimeve personale.

Person tjetër që mund të nxjerr këtë akt absolutisht të pavlefshëm është, organi epror nga varet ky institucion, pra Këshilli i Ministrave, por larg qoftë se Edi Rama mund të ngrihet kundër interesave pasurore të Edi Ramës, ndaj dhe ai bëri të kundërtën, vrapoi për të mbrojtur dhe amnistuar vjedhjen e dytë të shekullit të bazuar në një kontratë tmerrësisht korruptive.

Personi i tretë që mund të nxjerrë këtë akt absolutisht të pavlefshme është Inspektorati i Lartë të Deklarimit të Kontrollit të pasurive dhe konfliktit interesit pra ILDKPI.

Deri më sot asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asnjë hap ligjorë pavarësisht se kontrata duhet shpallur menjëherë absolutisht e pavlefshme në kushtet kur është lidhur në kushte korrupsionit konfliktit të interesit fiktivitetit dhe mashtrimit këtë nuk e ka bërë as Skapi i partisë që amnistoj Ilir Beqjen dhe vetë vetiu vetëkuptohet amnistoj dhe kontratën e korrupsionit të Edi Ramës," tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco