Vdekja e Klajdi Bitrit në Itali, Berisha u shpreh ngushëllime familjes: Ndëshkim maksimal ligjor për vrasësin mizor

Vdekja e Klajdi Bitrit në Itali, Berisha u shpreh ngushëllime familjes: Ndëshkim maksimal ligjor për vrasësin mizor

15:08, 29/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka shprehur ngushëllime familjes së 23-vjeçarit, Klajdi Bitri, i cili u vra nga një algjerian në Itali, teksa u përpoq të shuante sherrin ku ishte përfshirë një mik i tij.

Në reagimin e tij, Berisha shprehet se Klajdi Bitri dha jetën në mbrojtje të shokut të tij si një hero i vërtetë, teksa ka kërkuar më tej “ndëshkim maksimal ligjor për vrasësin mizor që i mori jetën Klajdit”.

“Klaidi Bitri, i riu shqiptar 23 vjeç, emigant në Itali  dha dje jetën në mbrojtje të shokut të tij si një hero i vërtetë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, për humbjen tejet të dhimbshme! Ndëshkim maksimal ligjor për vrasësin mizor që i mori jetën Klajdit!”,shkruan Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco