‘Brenda 2030, BE gati për zgjerim’, Rama - Michel-it: Nuk besoj që Shqipëria do të jetë anëtarësuar…

‘Brenda 2030, BE gati për zgjerim’, Rama - Michel-it: Nuk besoj që Shqipëria do të jetë anëtarësuar…

15:26, 28/08/2023
A+ Aa A-

Në fjalën e tij në hapjen e Forumit Strategjik të Bled-it, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të zgjerohet. Dhe, sipas tij, me shtetet e Ballkanit Perëndimor, kjo do të ndodhë deri në vitin 2030.

Megjithatë, për kryeministrin Edi Rama, ky nuk është një afat kohor brenda së cilit Shqipëria mund ta gjejë veten anëtare.

Në fjalën e tij në panelin e liderëve në Slloveni, kreu i qeverisë kërkoi nga Bashkimi Europian, përpos reformave dhe kriticizmit, mbështetje konstante përgjatë rrugës.

“Na duhen jo vetëm reforma dhe kritika por edhe një mbështetje sa më konsistente. Jo vetëm nga ana financiare, por edhe nga pikëpamja e aksesit të vendeve tonë në tregun e përbashkët, hapësira për vendet tona në ndërmarrje…”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco