Homazhe për qëndrestarin e pamposhtur, Ahmet Bushati

Homazhe për qëndrestarin e pamposhtur, Ahmet Bushati

13:18, 28/08/2023
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha.

Këto ditë u nda nga jeta Ahmet Bushati, njëri nga figurat më të shquara të rezistencës antikomuniste të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë. Ahmet Bushati që në rininë e tij nisi betejën kundër diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Ai ishte një organizator kryesor i lëvizjes antikomunste të Gjimnazit të Shkodrës. Ai u burgos dhe u torturua shtazërisht nga hetuesit e pashpirt, por qëndroi i pamposhtur para çdo torture.

Pas vendosjes së pluraluzmit politik, Ahmet Bushati do zgjidhej Kryetar i Parë i Këshillit të Bashkisë Shkodër dhe anëtar i kryesisë PD në Shkodër. Ahmet Bushati me veprën e tij " Në gjurmët e një ditari", si një nga dëshmuesit kryesor të qëndresës antikomuniste të Shkodrës dhe viteve të para të instalimit të komunizmit, la një pasuri të çmuar për të gjithë shqiptarët mbi barbaritë e kohës së regjimit stalinist të Enver Hoxhës.

Ai ishte iniciator i "Muzeu i Kujtesës", në Shkodër. Ahmet Bushati ishte një qytar dinjitoz e shembullor që i la nder të madh vetes, famijes, Parisë Demokratike dhe Shkodrës së tij të dashur dhe çdo njeriu të lirë.

Duke shprehur nderimin tim më të thellë për kontributin dhe mbështetjen e Ahmet Bushatit, shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes tij të nderuar, miqve dhe të afërmeve të tij dhe mbarë qytetarëve të Shkodrës për largimin e tij nga jeta dhe i lutem zotit që shpirti i madh i Ahmet Bushatit të bëhet dritë. Amin!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco