Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Vasili: Edi Rama është 'vetvrarë' penalisht me deklaratat e tij

Vasili: Edi Rama është 'vetvrarë' penalisht me deklaratat e tij

10:51, 27/08/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social ''Facebook'', ku denoncon se Rama ka dijeni mbi aferën mafioze qindra milionëshe të inceneratorëve.

Vasili teksa rendit deklaratat qesharake të kryeministrit Rama, shton se SPAK nuk mund t’i shmanget më marrjes në përgjegjësi penale të Ramës, i cili është ‘vetëvrarë’ me reagimet e tij publike.

Postimi i plotë:

Edi Rama eshte "vetvrare" penalisht me deklaratat e tij!

Edi Rama ka dijeni te plote dhe pergjegjesi te plote per aferen mafioze qindra milioneshe te inceneratoreve.

Ne rolin e garantit dhe tutorit ai ka bere me ndergjegje te plote deklarata, qe garantojne vazhdimesine e  vjedhjes dhe rrenojne totalisht interesin publik megjithse ai ka pasur dijeni te plote per vjedhjen dhe skemen mafioze te inceneratoreve.

Asnje incenerator nuk punon dhe ai i  Tiranes nuk ekziston fare, nderkohe qe ata duhet te punonin prej kohës dhe kane gllaberuar dhjetra milion euro nga buxheti i shtetit.

Ndersa Rama guxon ne menyre mafioze te mbroje me vetdije  inekzistencen e tyre dhe te garantoje vazhdimin e pageses se tyre.

Dy dite me pare ne 25 gusht ai ka deklaruar:

▶️  "Impianti i Elbasanit është funksional siç do makineri tjetër që herë pas here kërkon pjesën e përkujdesjes së remontit".

▶️  "Pra, shikoni një shifër dhe filloni fantazoni. “Nuk punojnë ato”. Ato punojnë dhe Fieri ka nevojë për një pjesë të fundit".

▶️  "iu është hequr qytetarëve nga koka reja e zezë e helmit me të cilin jetonin të moshuarit, fëmijët dhe të gjithë familjarët që banonin në Elbasan".

Ne 16 shkurt 2022 ne FB Rama pergjigjej:

 ▶️  "për cilën "aferë të inceneratorëve" se une nuk di ndonjë aferë inceneratoresh, po di një punë të mirë që ka shpëtuar tre komunitete të mëdha nga makthi i plehrave, në Tiranë, Elbasan dhe Fier"!

SPAK nuk mund ti shmanget mē marrjes ne pergjegjesi penale te Edi Rames qe eshte vetvrare me deklaratat e tij publike.

Skema mafioze monstruoze e aferes se inceneratoreve eshte tashme e njohur nga te gjithe dhe vetem Edi Rama si peng i saj vazhdon ta mbroje dhe te siguroje pagesen e saj.

Zjarri qe shpertheu dje ne gropen e mbeturinave d Elbasan dogji çdo alibi.

SPAK vepro, Rama nuk mbrohet dot mē!

P.S.Fotot nga mitingu i Rames ne inceneratorin e Elbasanit vite me pare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco