Balliu: Makina kushton 30 mijë euro copa, qeveria i merr me qira për 37 mijë euro copa

Balliu: Makina kushton 30 mijë euro copa, qeveria i merr me qira për 37 mijë euro copa

21:27, 25/08/2023
A+ Aa A-

Shefi i organizmit në PD, Klevis Balliu ka reaguar pas skandalit të radhës ku është përfshirë qeveria.

Balliu është shprehur se qeveria merr makina me qera në kosto 37 mijë euro për një makinë kur në treg për ta blerë makinën kostoja është vetëm 30 mije euro.

Postimi:

Vjedhjet vazhdojnë

Makina kushton 30 mije euro copa,qeveria i merr me qera për 37 mije euro copa

Sipas publikimeve

OSSHE,ka hapur një tender për të marë 170 makina me qera me fond limit 6.3 milion euro . Mesatarisht një makinë kushton 36.5 mije euro Ndërkohë në treg këto mjete për tu blerë kushtojnë vetëm 30 mije euro

Kjo qeveri nuk ndalet se vjedhuri . Rrezimi i Ramës është jetik per ekonominë e shqiptareve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco