Cila është e vërteta për të dhënat e TIMS/ Progni: Punonjësi që raportoi lajmin është kërcënuar me jetë

20:02, 25/08/2023
A+ Aa A-

Eksperti i IT-së Gent Progni i ftuar ne ''Edicionin e Pasdites'' në Syri Tv komentoi skandalin me vjedhjen e të dhënave TIMS.

Si një nga personat e parë që ka ngritur zërin për këtë skandal, Progni denoncoi edhe faktin se punonjësi i policisë që ka dhënë informacion mbi vjedhjen e të dhënave TIMS, është kërcënuar me jetë.

Unë kam qenë nga të parët që kam folur me detaje. TIMS, si sistem bën vetë backup, nuk ka nevojë t'i bëjë dikush backup.

Punonjësi i Policisë që ka dërguar informatën e ndërhyrjes dhe sot është kërcënuar me jetë dhe nuk dihet ku është, do thotë që një e vërtetë tjetër është.

Për fatin tonë të mirë ka akoma njerëz të mirë dhe me këmbë në tokë në Polici që raportojnë dhe ai person sot në dijeninë time është kërcënuar me jetë dhe është mbyllur në ambientet e vendit ku po qëndron.

Çfarë duan dy kompani për të bërë një backup në Policinë e Shtetit? Sepse në të gjithë certifikatat ISO që ne kemi implementuar dhe në dijeninë time s'është një zëvendësim i partenerëve tanë si NATO dhe SHBA , pse duhet të ndërhyjë ?

Sepse sipas këtyre certifikatave asnjë person që nuk ka certifikimin e sigurisë nuk duhet të ndërhyjë në sisteme të tilla.

Pse duhet që në një orar jashtë orës zyrtare të futen persona nga jashtë nga dy kompani private që i kam akuzuar për abuzim, dhe të ndërhyjnë në sistemin e TIMS-it?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco