VIDEO/ Qytetarit i digjet pasuria, Haki Çako i thotë: Legen, mo me ça trapin mua

18:23, 25/08/2023
A+ Aa A-

Drejtori i emergjencave civile Haki Çako, është përfshirë në një skandal ditën e sotme.

Ndërsa qytetarët i ankoheshin se zjarret po ju digjnin pasurinë dhe se nuk po i hapej rruga zjarrfikëses, Haki Çako i është drejtuar që të mos ‘i çanin trapin’.

‘Mo me ça trapin mua! Legen’.

Kështu i është drejtuar sot Haki Çako një banori në zonën e Beratit, të cilit po i digjej ullishtja, ndërsa po i kërkonte llogari kryetares së PS-së se pse nuk i kishin hapur rrugët për të kaluar zjarrfikësja.

Qytetari është shprehur se, këta vijnë vetëm për fushatë, kur kanë nevojë për të mbledhur vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco