Meta: Qeveria vulos po vetë vjedhjen me inceneratorët dhe kthehet tek riciklimi

Meta: Qeveria vulos po vetë vjedhjen me inceneratorët dhe kthehet tek riciklimi

17:13, 25/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PL, Ilir Meta, ka ndarë në rrjetin social Facebook ka akuzuar qeverinë se ajo po vulos po vetë vjedhjen me inceneratorët dhe po kthehet te riciklimi, pasi vodhi qindra miliona euro për incenerimin inekzistent.

''Qeveria në Draft-Dokumentin e Politikave Prioritare për periudhën 2024-2026 parashikon 113 milion euro për riciklimin dhe krijimin e zonave funksionale për trajtimin e mbeturinave’',  shkruan Meta ndër të tjera, teksa shton se dhe sot Rama gënjeu paturpësisht për mos funksionimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit dhe iu shmang faktit se inceneratori i Tiranës nuk egziston.

Postimi i plotë i Metës:

Qeveria vulos po vetë vjedhjen me inceneratorët dhe kthehet tek riciklimi.

Qeveria tani po flet për riciklimin e mbeturinave pasi vodhi qindra milion euro për  incenerimin inekzistent!

Qeveria në Draft-Dokumentin e Politikave Prioritare për periudhën 2024-2026 parashikon 113 milion euro për riciklimin dhe krijimin e zonave funksionale për trajtimin e mbeturinave.

Për Elbasanin parashikohet një investim i ri prej 50.1 milion eurosh, ndërsa për Fierin 63 milion euro.

Sipas vetë ekspertëve për Fierin opinioni i tyre është: “Prioritizimi i riciklimit do të nënkuptojë drejtpërdrejt një ulje të konsiderueshme të nevojës për djegie”.

Qeveria përmbysi me qëllime të qarta korruptive hierarkinë e trajtimit të mbetjeve, që riciklimin e kishte të parën dhe incenerimin të fundit në funksion të planit të saj mafioz për vjedhjen e qindra milion eurove.

Rezultati është që asnjë incenerator nuk funksionon dhe inceneratori i Tiranës nuk ekziston fare, ndërsa miliona euro vazhdojnë e vidhen përditë nga taksat e shqiptarëve për mbeturina, që groposen në mënyrë primitive duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.

Edhe sot Edi Rama gënjeu  paturpësisht për mosfunksionimin e incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit dhe iu shmang faktit se inceneratori i Tiranës nuk ekziston fare duke treguar qartë se koka, garantuesi dhe përfituesi kryesor i kësaj afere është vetem ai, i cili përmes kapjes antikushtetuese të drejtësisë garanton jo vetëm paprekshmërinë e tij por edhe vazhdimin e korrupsionit galopant dhe kriminalizimin e shtetit në çdo qelizë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco