SYRI TV/ Mbërrijnë në atdhe eshtrat e ish-Prefektit, Qazim Mulleti do të prehet në Tiranë

13:35, 25/08/2023
A+ Aa A-

Kanë mbërritur në Shqipëri eshtrat e figurës së ndritur, ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulletit. Familjarët e ish- prefektit shlyen pengun e kahershëm, që i afërmi i tyre dhe figura që i dha shumë Tiranës të prehet në vendlindjen e tij, në kryeqytet.

Nga SYRI TV

Arkëmorti me eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulletit kanë mbërritur në Shqipëri, 67 vite pas vdekjes së tij. Trageti me eshtrat e figurës së ndritur mbërriti në Portin e Durrësit , e pas përfundim të procedurave eshtrat do të nisen drejt vendlindjes së Mulletit, Tiranës.  Familjaret e ish-prefektit të Tiranës gjendeshin për të shlyer pengun e tyre të fundmë.

Për shumë dekada e sidomos përgjatë periudhës së errët të  komunizmit, si dhe në postkomunizëm figura e Qazim Mulletit është përbaltur e luftuar politikisht, megjithëse, prefekti që kontribuoi prej vitit 1939 – 1944 në kryeqytet, shpërfaqi vlera të larta intelektuale e njerëzore.

Familjarëve të Mulletit u isshin bashkuar dhe drejtues të shoqatës “Tirana”, që u shprehën se po punohet intensivisht për të hedhur dritë mbi figurën e  Qazim Mulletit.

Ceremonia për rivarrimin e fshatrave do të kryhet më date 28 gusht nga trashëgimtarët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco