Berisha: Primaret në Kukës janë të hapura për çdo demokrat, përveç atyre që mbështesin Bravën

Berisha: Primaret në Kukës janë të hapura për çdo demokrat, përveç atyre që mbështesin Bravën

13:16, 25/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot edhe garën për zgjedhjet lokale në Kukës.

“Për Kukësin, ne do marrim pjesë në zgjedhje.

Jemi të vetëdijshëm. Do bëjmë gjithçka për të bindur sa më shumë zgjedhës.

Sikundër do bëjmë gjithçka për të mbrojtur votën në mënyrën që kemi deklaruar. Ne nuk mbrojmë votë me armë,” tha Berisha.

“Të mendosh se mund të bësh bashkëpunim me Lulzim Bravën, është njësoj si të bashkëpunosh me Taulant Ballën.

Le që të dy i kanë aferat të përbashkëta.

E vërteta është se së pari, nuk di nëse Arif Rexhmati përfaqëson Bravën-Ballën në Kukës. Këtë e thotë Lulzim Brava.

Duke qenë se ka mbetur në një grusht njerëzish, ai spekulime do bëjë.

Por primaret janë të hapura për çdo demokrat, përveç atyre që mbështesin Bravën. Është njësoj si të mbështesësh PS-në,” shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco