Berisha: Rama-Balla po zhdukin të dhënat e çarterave! Muço ndërhyri në kadastër, asnjë pronë s'është e sigurt

Berisha: Rama-Balla po zhdukin të dhënat e çarterave! Muço ndërhyri në kadastër, asnjë pronë s'është e sigurt

12:40, 25/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal sërish sot te vjedhja e të dhënave të sistemit TIMS.

“Por emërimi i Taulant Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt tjetër të paimagjinueshëm, tërësisht në mbështetje të krimit, në mbrojtje të krimit: nxjerrjen e të dhënave të TIMS në një akt in-ekstremis. Aty është i gjithë databejzi i krimit dhe jo i krimit.

Ervin Muço, i dërguar direkt nga Edi Rama pas Taulant Ballës, për të ekzekutuar këtë krim të shëmtuar, kur atij nuk iu bindën punonjësit, të cilët i përgëzoj, ai shkoi dhe mori kompani private dhe i mori serverat në komisariat dhe i nxori të dhënat. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave. McGonigalin e ka sjellë Duçka dhjetë herë me çarter këtu. Alberto Preseci dhe Flavio Tosi kanë ardhur te Erion Veliaj me dhjetëra herë me çarter,” tha Berisha.

Ai tha se Ervin Muço është autor edhe i situatës katastrofike në kadastër.

“Shikoni se çfarë ndodh me kadastrën e tyre? Asnjë qytetar nuk e ka pronën më të sigurt më. Me ndërhyrjet e Ervin Muçës në kadastër. Kadastra e Shqipërisë është në duart e klaneve të drogës.

Është e tmerrshme, operacionet që ka udhëhequr Ervin Muço, të cilat njësoj si me TIMS-in, duart e zeza të mafies mund të krijojnë çdo lloj ndryshimi në kadastër. Nuk ka shqiptar të ndershëm që e ka pronën të sigurt me këto operacione kriminale që janë kryer në kadastrën e vendit.

Zgjidhja është vetëm protesta e fuqishme popullore. Natyrisht, ndihma e partnerëve tanë është e një rëndësie të jashtëzakonshme,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco