Berisha: Bajrët u liruan me ndihmën e dy prokurorëve të SPAK. Krimi është në revansh për shkak të Ballës

Berisha: Bajrët u liruan me ndihmën e dy prokurorëve të SPAK. Krimi është në revansh për shkak të Ballës

12:33, 25/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se krimi është në revansh për shkak të Taulant Ballës, i caktuar në emër të krimit në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Krimi i organizuar, në të gjitha rrafshet, ka njohur një revansh të paparë dhe mund të themi se gushti ishte muaji i krimit.

Gushti ishte muaji i krimit sepse si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, në krye të Ministrisë së Rendit vendoset politikani me lidhje të certifikuara, nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë dhe ndërkombëtare, më të fuqishme me bandat dhe ky është Taulant Balla.

Përveç denoncimeve ndaj tij në sallën e gjyqit si porositës vrasjesh, përveç regjistrimeve të tij me bandat, Taulant Balla është njeriu i dy telefonave.

Në parlament, jo një herë, por disa herë, ai është paraqitur me dy telefona, çka më ka detyruar mua, të denoncoj telefonat që i mbanin si vegla elektronike në duar.

Taulant Balla ka komunikime konkrete me eksponentë kryesorë të krimit ndërkombëtar.

Ishte një muaj revanshi për krimin sepse me vendosjen në krye të ministrisë së krimit, Behar Bajri dhe Denis Bajri u zhdukën- dy vrasësit e organizatës kriminale të Pëllumb Gjokës dhe Edi Ramës.

Mos harroni se ka një histori me këta: dosja e tyre vjen në Tiranë para dy vitesh. Në fakt ata i arreston një prokuror i guximshëm në Shkodër. Ai u përjashtua me shpejtësi nga prokuroria me veting. Dhe dy prokurorët që kanë kaluar vetingun, Kondili dhe Nakuçi, lanë duart me dosjen dhe ia çuan për kompetencë Xhevahirit, që ishte ushtar i Pëllumb Gjokës.

Kjo është e vërteta. Dhe natyrisht Xhevahiri i Shkodrës, brenda muajsh i nxori vrasësit nga burgu.

Operacioni Metamorfoza dështoi sepse 60 përqind e personave nuk u arrestuan, sepse vrasësit nuk u arrestuan,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco