SYRI TV/ Departamenti i Shëndetësisë në PD ‘çmonton’ sterilizimin, Vokshi: Hetimet duhet të shkojnë te Beqaj

14:47, 24/08/2023
A+ Aa A-

Departamenti i Shëndetësisë në Partinë Demokratike ka skanuar aferën e Sterilizimit, duke renditur argumentet që e kthejnë këtë koncension në një PPP korruptive.

Nga SYRI TV

Deputetja Albana Vokshi u shpreh se 4 koncensionet në Shëndetësi janë vjedhja më e madhe pas inceneratorëve.

Vokshi u shpreh se Beqaj i dha kompanisë së Rrapajt, ambientet e spitalit, makinerinë me vlerë 1.7 milionë euro të sterilizimit dhe miliona euro nga vjedhja e energjisë dhe ujit.

Sipas Vokshit, u kërkua reduktimi i operacioneve dhe u refuzuan oferat me të ulëta e në koncensione shpallën fituese kompanitë me ofertën me të lartë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, u shpreh se monopolet në shëndetësi rrënuan sektorin dhe se PPP kanë rezultuar një vjedhje e hapur.

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë, Ilir Alimehmeti, solli shembull konkret si iu kërkua mjekëve që të reduktojnë numrin e operacioneve.

Dosja e Sterilizimit është në gjykatë, teksa aktualisht është lënë në burg ish- Zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco