Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Zjarret në Greqi/ Athina refuzon sërish Ramën: Nuk kemi nevojë për ndihmë, i kemi plotësuar nevojat

Zjarret në Greqi/ Athina refuzon sërish Ramën: Nuk kemi nevojë për ndihmë, i kemi plotësuar nevojat

13:31, 23/08/2023
A+ Aa A-

Zjarrfikës nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana ishin nisur për të dhënë ndihmën e tyre në Greqi, si pasojë e vatrave të shumta të zjarrit.

Megjithatë, ata janë kthyer pas sepse Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile i ka kthyer përgjigje Shqipërisë se Greqia nuk ma më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE.

“Pas thirrjes për ndihmë, Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj me trupa tokësore, ku drejt shtetit helen ishin nisur zjarrfikëse nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana, të cilët për disa orë qëndruan në qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit.

Vetëm para pak minutash këto forca kanë marrë lajmërimin për t’u kthyer pas.

Nuk përjashtohet mundësia e ofrimit të ndihmës nga ana e Republikës së Shqipërisë në rast të nevojave të tjera në Greqi”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco