Alla dhe Beleri transferohen në paraburgimin e Durrësit

Alla dhe Beleri transferohen në paraburgimin e Durrësit

12:53, 23/08/2023
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar në paraburgimin e Durrësit Fredi Belerin dhe Lefter Allën.

Ata mbaheshin të izoluar në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë për shkak se kishin shfaqur probleme shëndetësore.

Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën e korrupsionit në zgjedhje, ndërsa Lefter Alla u arrestua marsin e kaluar me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për ndërtimin e një ujesjellësi në bashkinë Bulqizë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco