Peka: Lazarati ishte larje hesapesh mes bandave duke përdorur shtetin, ish-ministri pinte me vrasësin e policit

Peka: Lazarati ishte larje hesapesh mes bandave duke përdorur shtetin, ish-ministri pinte me vrasësin e policit

11:15, 23/08/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka zhvilluar sot një tryezë debati me temë “Pushteti i krimit:, me fokus kriminalitetin  që ka dalë jashtë kontrollit dhe eksesin e plotë të organizatave kriminale në vendimet që merr qeveria.

Z. Avenir Peka, kryetari i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD e hapi takimin ku ishte i pranishëm dhe kreu i PD,z. Sali Berisha, duke sjellë disa shembuj të përfshirjes së krimit në strukturat e shtetit.

Z. Peka solli në vëmendje një ndër rastet më të njohura, atë të ndërhyrjes së ashpër policore në Lazarat në fillimet e qeverisjes së kryeministrit Rama.

“Ju e mbani mend rastin e Lazaratit, - tha ai, -  Ajo çfarë u  kuptua më vonë ishte që Lazarati nuk ishte një luftë e mirëfilltë ndaj krimit të organizuar, por ishte një larje hesapesh midis bandave duke u përdorur mekanizmat shtetërorë.

“Ngjarjet e fundit të publikuara jo vetëm me përhapjen dhe shtimin e krimit të organizuar, por edhe infiltrimin e tij në institucionet shtetërore, tashmë i dini, - tha ai. - Këtë verë, një dosje e madhe nga vendet partnere evropiane është transferuar në Shqipëri. sipas mediave flitet për disa faqe transkriptime të komunikimeve elektronike me platforma të enkriptuara jo vetëm të grupeve kriminale, por edhe të zyrtarëve të shtetit.

Kemi pasur arrestime të elementëve kyç të botës së krimit të përfshirë edhe në biznese, edhe në kontrata të mëdha me qeverinë; kemi pasur të përfshirë prokurë, e dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Ky rast është vetëm një nga faktorët e implikimit apo të përfshirjes së krimit të organizuar, të elementëve të tij në strukturat e shtetit. Është një histori që përsëritet disa herë. Ka fakte në 10 vitet e fundit që ka një simbiozë midis krimit të organizuar dhe organeve të zbatimit të ligjit.

Pak ditë më parë u bë publik dhe fakti që në një repart ushtarak të Forcave Speciale u gjet kanabis brenda perimetrit të sigurisë. Këto ngjarje kanë filluar që në vitin 2014 e këtej.

Ju e mbani mend rastin e Lazaratit. Ajo çfarë u  kuptua më vonë ishte që Lazarati nuk ishte një luftë e mirëfilltë ndaj krimit të organizuar, por ishte një larje hesapesh midis bandave duke u përdorur mekanizmat shtetërorë. Pati dhe një viktimë fatkeqësish nga forcat speciale të Policisë, por prapë këtë verë në media doli një foto e ish-ministrit të Brendshëm të atëhershëm duke drekuar dhe duke pirë me vrasësin e policit,” nënvizoi Avenir Peka.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco