Afera 100 mln euro/ Rrapaj shpërbleu veten me 120 mijë euro për suksesin

Afera 100 mln euro/ Rrapaj shpërbleu veten me 120 mijë euro për suksesin

09:16, 22/08/2023
A+ Aa A-

Koncesioni i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, rezulton të jetë një nga aferat më të mëdha në sistemin shëndetësor shqiptar. 

Koncesioni ka vijuar funksionimin përmes mekanizmit të mashtrimit përmes faturave fiktive, duke lidhur kontrata konsulence dhe duke hapur një zinxhir kompanish me pronarë vetë protagonistët e këtij koncesioni dhe punonjësit e tyre.

Në skemën e falsifikimit të faturave, mashtrimit dhe korrupsionit krijohet dyshimi i arsyeshëm se dalin dhe pronarët italianë, si dhe një grumbull njerëzish shqiptarë që u punësuan si drejtorë në “Sani Service”. Për përgjegjësinë penale të tyre, SPAK duhet të hetojë.

Pasi firmosën kontratën koncesionare me ministrin Ilir Beqaj në 10 dhjetor 2015, 15 ditë para lidhjes së kontratës, pronari kryesor me 40 për qind të aksioneve në “Sani Service”, Ilir Rrapaj, ka vendosur të shpërblejë vetëm me 120 mijë euro.

Shpërblimi ka ardhur përmes një kontrate konsulence që Ilir Rrapaj ka bërë me kompaninë e tij konçesionare “Sani Service”.

Rrapaj ka pasur një impenjim të gjatë dhe ka lobuar fort për fitimin e këtij koncesioni. Ndaj për këtë lodhje, kompania e tij ka vendosur të shpërblejë pronarin e saj me 120 mijë euro.

E njëjta gjë është bërë dhe me Elisabetta Anzanello, e cila është drejtoreshë në Sani Service dhe njëherësh gruaja e italianit aksioner në “Sani Service”, Umbro Staccini. Anzanello ka përfituar për këtë konsulencë 162 mijë euro të mara në tre këste të ndryshme. Shpërblim financiar ka fituar dhe vetë Staccini.

Në dosjen e SPAK të siguruar nga “Ora News” nënvizohet se kontrata e shërbimit mes pronarit kryesor të “Sani Service” dhe kompanisë së tij, është lidhur në 25 nëntor 2015, vetëm 15 ditë para se të zyrtarizohej kontrata nga ministri Ilir Beqja dhe administrator Admir Daca.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco