Sterilizimi/ Njoftimi i SPAK shumë i rëndë, konfirmon se nuk ka kontratë ligjore në fuqi

Sterilizimi/ Njoftimi i SPAK shumë i rëndë, konfirmon se nuk ka kontratë ligjore në fuqi

14:27, 21/08/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani.

Njoftimi i SPAK, sipas të cilit "është gjetur origjinali i kontratës së koncensionit, por jo në ministrinë e Shëndetësisë", është edhe më i rëndë. Më i rëndë jo për SPAK, po për ngjarjen. Është konfirmim që nuk ka një kontratë ligjore të vlefshme në fuqi.

Kontrata që të jetë e vlefshme do të duhej të ishte e regjistruar në protokollin zyrtar të ministrisë. Vetëm pas këtij momenti dokumenti i nënshkruar bëhet akt nga ku fillojnë pasojat juridike.  Numri i protokollit dhe vula e ministrisë e bëjnë dokumentin autentik dhe sigurisht origjinal.

Qartësisht duket që kontrata nuk është regjistruar as në protokoll, ndaj s’ka sesi të gjendet edhe në arkivë.

Mos gjetja e këtij akti në protokollin dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, si ministri burimore e aktit,e bën vetë aktin pa fuqi ligjore.

SPAK, në këto kushte duhet menjëherë të urdhërojë ndalimin e pagesave nga Thesari, i cili nuk dihet se me ç'akt ka bërë pagesat dhe të urdhërojë kthimin e çdo qindarke të paguar mbrapsht në buxhet.

Deklarimet e tipit "e gjeta Vangjel" janë për skenar filmash dhe jo për qëndrime zyrtare.

E përsëris, dokumenti i nënshkruar nga ministri, nuk bëhet dot akt pa u regjistruar në protokoll dhe pa marrë vulën e institucionit burimor.

Nëse kontrata nuk gjendet e regjistruar në protokollin dhe më pas në arkivën e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është zyrtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco