Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Mashtrimet e Beqajt i besojnë vetëm Skapistët e partisë! Ftoj qytetarët të ngrihemi në protesta të fuqishme’

‘Mashtrimet e Beqajt i besojnë vetëm Skapistët e partisë! Ftoj qytetarët të ngrihemi në protesta të fuqishme’

12:30, 21/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se mashtrimet e Ilir Beqajt për sterilizimin nuk i beson kush përvecc prokurorëve të SPAK. Ai u bëri thirrje disa herë qytetarëve të ngrihen në protesta.

“Sipas Beqajt, monopoli privat i sterilizimit ishte i domosdoshëm se vetëm ai mund të siguronte pastërtinë.

Këtë mashtrim banal të hajdutit Beqaj nuk mund ta besojë një njeri mbi tokë, por me urdhër të Edi Ramës e besoi SKAP-i i partisë.

Prandaj njëlloj, si në rastin e Erion Veliajt, në vend të padisë penale, firmosi faljen e hajdutit të vjedhjes së dytë të shekullit.

PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama.

Sipas Beqajt, dhënia falas e aparaturës ultramoderne të sterilizimit që mjaftonte për sterilizimet në të gjithë Shqipërinë, dhe ishte blerë me 1.7 milionë euro nga fondet e buxhetit, nuk është dhënie për një biznes privat, vetëm e vetëm pse këtij hajduti, gjëja e vjedhur i duket e vetja.

Këtë mashtrim nuk e beson asnjë shqiptar, por e besojnë Skapistët e partisë, që njësoj si me Erion Veliajn, firmosën amnistinë.

PD u bën thirrje qytetarëve që të ngrihemi në protesta për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që kryesohet nga Edi Rama.

Sipas Beqajt, me katër firma në aferën e sterilizimit, dhënia e privatit e një kati të spitalit, nuk është dhënie e një të mire për privatin.

Këtë mashtrim e besoi me urdhër të Edi Ramës, SKAP-i i partisë, prandaj edhe ata njësoj si në rastin e Erion Veliajt, amnistuan Beqajn për vjedhjen e dytë të shekullit.

PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco