Rama i dha Çelësin e Tiranës dhe e mbrojti me zjarr/ Moldavia bllokon hyrjen e serbit Goran Bregoviç për shkak të qëndrimeve pro-ruse

Rama i dha Çelësin e Tiranës dhe e mbrojti me zjarr/ Moldavia bllokon hyrjen e serbit Goran Bregoviç për shkak të qëndrimeve pro-ruse

21:32, 20/08/2023
A+ Aa A-

Edi Rama i dha Çelësin e Tiranës kur ishte kryebashkiak.

Si kryeministër e mbrojti me zjarr kur ai përformoi në një festival birre në Shqipëri.

Bëhet fjalë për muzikantin serb, Goran Bregoviç, i cili mbështeti dhe nxiti masakrat e Beogradit në Kosovë.

Por nëse për Ramën ky nuk mund të quhet më skandal, pas dashurisë që po tregon për ish-ministrin e Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, diçka ndryshe la ndodhur në Moldavi.

Ky vend nuk ka lejuar hyrjen e Bregoviç për shkak që qëndrimeve pro-ruse nga ana e tij.

Bregoviç dha koncert në Krime pas aneksimit nga Rusia.

Pas nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës, miku i Ramës nuk mbështeti sanksionet perëndimore ndaj Moskës.

Po ashtu, këngëtari i preferuar i Ramës pati premtuar se do këndojë në Kremlin.

Kujtojmë se Moldavia është një vend nën kërcënimin permanent të Moskës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco