Burgosja e Belerit 'ngrin' marrëdhëniet Shqipëri-Greqi/ Nesho: Situata serioze

19:49, 20/08/2023
A+ Aa A-

Agim Nesho, diplomat, i ftuar ditën e sotme në ''Edicionin e Pasdites'' në Syri Tv, komentoi burgosjen e Belerit e cila duket se po 'ngrin' marrëdhëniet Shqipëri-Greqi .

Nesho u shpreh se situata është mjaft serioze dhe se qeveria në këtë rast dhe jo vetëm, ka mbajtur njëanshmëri.

Siuata është serioze se gjithmonë e më tepër duket mungesa e seriozitetit shqiptar, përfaqësuar nga kryetari i qeverisë i cili vepron në mënyrë të njëanshme dhe me arbitraritet.

Ngjarja që bëri duke imponuar që drejtësia të veprojë më urdhër politik ndaj një kryetari të zgjedhur të bashkisë së Himarës, kjo për të gjithë si brenda dhe jashtë vendit është një arbitraritet i cili duhet të mos pranohet dhe ky ishte dhe themeli i shtypit grek ditët e sotme të djemshme ku flitet gjithmonë se Greqia nuk mund të bëjë pazare me principet kryesore demokratike që mbajnë në BE.

 Por nga ana tjetër ne duhet të bëjmë një parantezë, që Greqia nga ana tjetër ishte me  vonesë dhe e kanë parë çështjen e shkeljes të të drejtave të njeriut dhe situatën e perkeqësuar demokratike në Shqipëri, tëpër vonë, kur u prekën interesat e saj dhe kjo situatë egziston prej vitesh .

Përkundrazi si grekët dhe anglezët ishin dy shtetet e fundit të cilët  duke përfituar nga play-boizmi i Ramës, ose nga ajo që shumë analistë te tjerë e kanë quajtur mënyra aventureske e sjelljes se shtetit dhe plotësimit të interesi të vendeve të tjera në kurriz të shqitarëve , të dy kryeministrat të cilët i ofruan vizita ishte kryeministri britanik i cili i mori diçka tepër të madhe i hoqi gjithë shqiptarët i ktheu në Shqipëri, një operacion që kishte kosto, ku Rama shiti interesat e shqiptarëve.

E njëjta gjë ndodhi dhe me grekët në një kohë kur kish ndodhur skandali i madh i MC Gonigal dhe gjithë shtypi botëtor fliste për mënyrën se si kryeministri , njerëzit e lidhur me të, perpiqeshin te kompromentonin institucionet më të larta të shtetit amerikan, Greqia ishte ajo që e ftoi Ramën në hapjen e një ekspozitë për të qeshur sepse vlerat e vizatimeve të Ramës nuk kanë ndonjë vlerë të tillë që të angazhohen të gjithë.

Por pse? Sepse kishte interesat e saj , ato që Rama me ato politikën e tij bëri zgjidhjen  e interesave të detit  shqiptar pa respektuar asnjë institucion dhe të drejtë  .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco