Berisha: Veliaj-Brava-Balla ngritën malin e shpifjeve, Zeqo e Shtufi nuk kanë marrë asnjë favor nga unë

Berisha: Veliaj-Brava-Balla ngritën malin e shpifjeve, Zeqo e Shtufi nuk kanë marrë asnjë favor nga unë

12:53, 18/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal sot sërish te historia e shpifjeve për kullën në Tiranë.

“Me Lulzim Bravën ka aleancë aq sa mund të ketë me Taulant Ballën. Kjo është përgjigjia ime. Demokratët duhet të bashkohen, por Brava dhe Alibasha janë pengje mjerane të keqpëdorura të Edi Ramës.

A e patë se si u ndez një sherr i tmerrshëm brenda PS-së për shkak të keqpërdorimit që i bëri për një moment, Veliaj, Bashës. E konstatuat ju. E morët vesh ju se si ndërtuan një mal shpifjesh të pashembullt në histori për lidhjet e mia me kullat, njeriu që nuk dha gjithë jetën e tij, refuzoi të japë një leje për një kullë.

Projektet e kullave nuk janë të tanishme, e kanë origjinën në vitin 2001, 2003 e me radhë, por ato nuk kalonin se unë kisha koncept tjetër për qytetin. Në planin urbanistik të Tiranës, të miratuar në vitin 2013, nuk ekzistonte asnjë ndërtesë mbi 6 deri 8 kate. Ky ishte koncepti im. Nuk jam kundër arkitekturës qiellore, por ato duhet të kenë vende të caktuara dhe rregulla të caktuara. Një kullë shkatërron jetën e një zone të tërë me dendësinë e popullatës që krijon ato.

Ushtria e gjobëvënësve nxori se unë paskam lidhje me investitorët dhe ndërtuesit, unë u them këtu shqiptarëve se as Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren. Kur kam qenë kryeministër, nuk kanë pasur kurrë një favor nga unë dhe nuk e kanë kërkuar kurrë. Sot, njërit i kanë hequr akcizën për bullin energjetik, tjetri ka me dhjetëra tendera nga Erion Veliaj e me radhë.

U ndala në këtë se këta që ngritën malin e shpifjeve, dhe e vërteta është që mali i shpifjeve sado që unë, ju e kuptoni pasionin tim për të akuzuar Edi Ramën, por në këtë rast ishte Veliaj-Balla-Brava që e stisën këtë. Im bir nuk ka asnjë lidhje, kategorikisht me asnjë kullë. E thashë se nuk kam dhënë dhe nuk do jepja kurrë leje për kullë në Tiranë.

Kjo që bëhet është një batërdi, kjo është një shëmti dhe jam unë që i kam çuar në mënyrë të përsëritur, le që thonë këta se këtyre memorien ua përcakton gjoba, jam unë që i kam quajtur kullat, monumente të shëmtuara të krimit dhe drogës. Jam unë që i kam quajtur këto,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco