FOTO/ Jeta luksoze e McGonigal: Ish-e dashura publikon pamjet

FOTO/ Jeta luksoze e McGonigal: Ish-e dashura publikon pamjet

19:18, 17/08/2023
A+ Aa A-

Restorante luksoze, makina të shtrenjta, kostume klasi! Agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal pëlqente të bënte një jetë të shtrenjtë.

Ish-e dashura e tij, Allison Guerriero, e ka denoncuar vazhdimisht këtë stil jetese.

Madje në një rast, ajo pati deklaruar se një darkë luksoze e Charles McGonigal me Edi Ramën, pati kushtuar mbi 10 mijë dollarë.

Pasi McGonigal pranoi fajësinë për atë që njihet si dosja ruse, Guerriero publikoi një foto që tregon jetën luksoze të McGonigal. Ish-agjenti i FBI shihet në timonin e një makine Benz, ndërsa përpara ka një qen të racës Pudëll.

Përpara pak ditësh, gazetari i Nju Jork Tajms, Michael Rothfeld shkruan se McGonigal u korruptua pasi bënte një jetë luksoze.

“Ne nuk i dimë të gjitha detajet rreth financave të tij. Por, një grua që kishte një lidhje me të, kur ai u transferua në Nju Jork, ka thënë se atij i pëlqente jeta e lartë në Nju Jork. Ajo tha se atij i pëlqente të dilte në restorante të shtrenjta si Sparks Steak House apo vende të tjera si Jean-Georges. Ai vishej me rroba të shtrenjta, i pëlqenin kostumet dhe kravatat e bukura. Është e qartë se donte të fitonte më shumë para nga sa mund të fitonte nga paga në FBI. Kjo ka ndodhur në rastet e kaluara të korrupsionit të agjentëve federalë. Dhe qyteti i Nju Jorkut mund të jetë shumë i shtrenjtë,” tha ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco