Berisha: Banda e gjobëvënësve të McGonigal tentoi të bëjë pis presidentin me akuzat e Tom Doshit

Berisha: Banda e gjobëvënësve të McGonigal tentoi të bëjë pis presidentin me akuzat e Tom Doshit

12:47, 17/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se drejtësia shqiptare nuk ka hetuar bandën e gjobëvënësve të udhëhequr nga agjenti i diskredituar i FBI-së, Charles McGonigal

“Nuk ka drejtësi në botë që nuk funksionon nën kontrollin e plotë të politikës, që pranon të heshtë ndaj angazhimit nga Edi Rama të McGonigal, Dorian Duçkës, Agron Nezës në hetimin për të provuar si të vërteta akuzat false të Tom Doshit për të nxjerrë vrasës apo porositës së vrasjes së Tom Doshit, presidentin e Republikës, vetëm e vetëm pse ai nuk i bindej diktatit të Edi Ramës.

Një heshtje të tillë mund ta mbajnë vetëm ata që janë skllevër që zbatojnë verbërisht urdhrat e Edi Ramës.

Nuk ka drejtësi në botë që mund të refuzojë të hapë dosjen dhe të ndjekë penalisht Ramën, McGonigal, Duçkën, Nezën, Gjiknurin, të cilët në një akt korruptiv, i hoqën licencën një kompanie ruse, për t’ia dhënë atë një tjetër kompanie ruse, duke gjobitur me aktin e tyre antiligjor, qindra milionë euro në arbitrazh shtetin shqiptar.

Nuk ka drejtësi në botë që nuk është nën kontrollin e plotë të kryeministrit si një degë ekzekutive, që të mos hetojë McGonigal, Duçkën, Nezën, të cilët si kriminelë gjobëvënës terrorizuan me kërcënime për shpallje non-grata dhe me premtime se do hiqnin nga lista një numër biznesmenësh shqiptarë, prej të cilëve pati nga ata që patën guximin t’i denoncojnë publikisht.

Refuzimi i hetimit për këta kriminelë gjobëvënës është akuza më e rëndë për ata që mbyllin sytë përpara këtij krimi.

Duke dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime antiligjore dhe antikushtetuese të organeve të drejtësisë, PD garanton opinionin publik dhe ndërkombëtar se ajo do bëjë gjithçka për zbardhjen e krimeve monstruoze të McGonigal, Edi Ramës, Dorian Duçkës, Damian Gjiknurit dhe Agron Nezës, që për një arsye apo një tjetër, janë implikuar në këto krime të shëmtuara,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco