Qytetari gjobitet në Vlorë pa qenë/ Paloka: Grabitje ndaj shqiptarëve! Policët e urdhëruar!

Qytetari gjobitet në Vlorë pa qenë/ Paloka: Grabitje ndaj shqiptarëve! Policët e urdhëruar!

11:00, 15/08/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar në lidhje me një denoncim nga një qytetar i cili tregonte se ishte gjobitur në Vlorë që në qershor por që ai nuk kishte qënë në atë periudhë në qytetin bregdetar.

Në postimin e tij në Facebook, Paloka thekson se kjo mënyrë e vendosjes së gjobave, ndodh sepse policët urdhërohen ti vendosin ato me normë, gjejnë apo nuk gjejnë shkelje.

‘Ata që e kanë ideuar këtë grabitje e dijnë shumë mirë që qytetarët  edhe pse gjobiten me pa të drejtë , do detyrohen të paguajnë më mirë se sa të ndërmarin gjithë procedurat qëllimisht të vështira, për të gjetur të drejtën e tyre’, shkruan Paloka.

Postimi i plotë:

Nje nga menyrat se si grabiten shqiptaret sot eshte dhe vendosja e gjobave megjithese qytetaret nuk bejne asnje shkelje. Eshte zgjedhur qellimisht ky sistem . Policet urdherohen nderkohe te vene gjoba me norme gjejne apo jo shkelje. Ata qe e kane ideuar kete grabitje e dijne shume mire qe qytetaret  edhe pse gjobiten me pa te drejte , do detyrohen te paguajne me mire se sa te ndermarin gjithe procedurat qellimisht te veshtira, per te gjetur te drejten e tyre. Kuptohet qe askush nuk do te nisej te hapte ne fund nje proces gjyqesor per 20 apo 30 mije leke te vjetra. E keshtu miliona vazhdojne t’ju grabiten padrejtesisht qytetareve e perfundojne ne arken e atyre qe pastaj me njeqind menyra i fusin ne xhep.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco