Analistët: Heqja e masave ndëshkuese të BE ndaj Kosovës nuk duhet të bllokohet

Analistët: Heqja e masave ndëshkuese të BE ndaj Kosovës nuk duhet të bllokohet

09:29, 15/08/2023
A+ Aa A-

Prishtinë - 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian vendosën masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veri, para më shumë se një muaji. Këto masa vazhdojnë të jenë në fuqi pavarësisht se qeveria e Kosovës e ka larguar 50 për qind të policisë brenda dhe përrreth ndërtesave komunale.

Por, largimi i këtyre masave sikurse vendosja e tyre, kërkon konsensusin e vendeve anëtare.

Megjithatë, politologu Albinot Maloku thotë se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës nuk mund të bllokohet nga shtetet anëtare të BE-së edhe nëse ndonjëri prej tyre voton kundër.

"Jo, nuk mund të bllokohet për faktin se shtetet specifike nuk është se kanë lidhje të drejtpërdrejtë, sidomos ato refuzueset e Kosovës. Masat nuk janë vendosur si pasqyrë e vullnetit individual të këtyre shteteve, po si ndihmesë e BE-së për ta arritur qëllimet në procesin e Dialogut.  Pra, nuk është i ngjashëm rasti sikurse do të kishte mundur të jetë rasti i liberalizimit të vizave", tha Maloku për RTK-në.

Njohësit e çështjeve politike në vend deklarojnë se Serbia po përkëdhelet nga Bashkimi Evropian, ndonëse Kosova me veprime konkrete po ndihmon në shpërshkallëzimin e situatës në katër komunat veriore.

"Në radhë të parë Kosovës duhet t’i hiqen masat, sepse Kosovës po i imponohen kushte, masa e sanksione nga më të ndryshmet dhe në fakt, pa asnjë benificion në kuptim të përmbushjes së obligimeve që ka Bashkimi Evropian në proces të dialogut. Nga ana tjetër, Serbia po nuk po preket me asnjë kusht në këtë proces, duke u privilegjuar e favorizuar padrejtësisht dhe padenjësisht. Këto veprime nuk është që i bëjnë nder të madh BE-së", tha Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve politike.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, katër ditë më parë duke konfirmuar pranimin e letrës të 50 ligjvënësve evropianë dhe amerikanë, ku u është bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasje karshi Serbisë, në mes tjerash ka thënë se politika e jashtme e BE-së formohet nga unanimiteti i 27 vendeve anëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco