Regjistrimi në klasë të parë dhe të dhjetë, Ministrja Kushi tregon datat për ata që nuk arritën ta bëjnë gjatë fazës së parë

Regjistrimi në klasë të parë dhe të dhjetë, Ministrja Kushi tregon datat për ata që nuk arritën ta bëjnë gjatë fazës së parë

21:12, 14/08/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjete sociale bëri të ditur edhe datat e regjistrimit në klasa të para dhe të dhjeta, për të gjithë ata që nuk kanë arritur ta bëjnë gjatë fazës së parë përmes sistemit e-Albania.

"Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator."

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI

Me ndryshimet që miratuam në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç ➡️ deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të ️regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 - 2024.

Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.

 

➡️ Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco