VIDEO/ Shehaj: Veliaj nuk fshihet dot pas drejtorit të punëve publike të Bashkisë Tiranë

20:15, 14/08/2023
A+ Aa A-

Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj ka deklaruar se në lajmin e fundit ku dokumentohet me firmë se Erion Veliaj është pronar i garantuar i inceneratorit të Tiranës, ky i fundit tenton të bëjë ‘kurban’ Taulant Tushën, drejtorin e punëve publike në Tiranë, për të pastruar emrin nga kjo aferë dhe ti largohet rrezikut për burgim.

E ftuar në edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri Tv, Shehaj shprehet se Veliaj tashmë nuk mund ta shpëtoj asnjë pasi u vërtetua publikisht në dokumentin e  publikuar nga Belind Këlliçi, se Veliaj është pronar me vulë i djegësit të Tiranës, nga ku po abuzon me shpërdorimin e parave dhe për këtë duhet të arrestohet menjëherë.

“Gjithë thelbi i kësaj kontrate konçensionare  është hajdutëria. Pra, këta njerëz kanë vendosur me një kontratë konçensionare  të bërë paçavure, të firmosura totalisht me interesat e shqiptarëve dhe qytetarëve të Tiranës. Tashmë dhe jo vetëm qytetarëve të Tiranës sepse kemi dhe bashkitë e Qarkut Durrës që depozitojnë. Gjithë thelbi i kësaj kontrate janë paratë...sa para do të paguhet ky konçensionar?!

Ky aneks që është publikuar sot nga Belindi  dhe që i thotë atij zotërisë (Veliajt) çka bashkëlidhur ka të bëjë pikërisht me paratë me detyrimet dhe paratë që do të paguajmë ne për këtë konçensionar. Shoh një tendencë që Erion Veliaj të bëjë ‘kurban’ Taulant Tushën. Unë nuk e njoh Taulant Tushën as personalisht. Nuk mundet kurrsesi sepse këtë angazhim financiar nuk e ka firmosur Taulant Tusha, e ka firmosur Erion Veliaj dhe ky angazhimi financiar është thelbi i kontratës konçensionare  për Bashkinë e Tiranës.

Erion Veliaj e ka të kotë ta kalojë topin sa nga Taulant Tusha tek Namik Simixhiu sepse i ka hedhur firmat vetë. Një gjë është e sigurt, Taulant Tusha nuk mund të shkojë në burg për atë  që e ka bërë Erion Veliaj  dhe nuk do jetë Taulant Tusha ai që do të shpëtojë Erion Veliajn Ato attachment që janë mbrapa asaj shkrese, ato dy tabelat janë thelbi që Erion Veliaj duhet të menjëherë pa anjë vonesë.”

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco