Këlliçi: A janë takuar ndonjëherë Erion Veliaj dhe Endri Fuga me Mirel Mërtirin?

Këlliçi: A janë takuar ndonjëherë Erion Veliaj dhe Endri Fuga me Mirel Mërtirin?

19:26, 14/08/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Këlliçi është shprehur se denoncimi sot me fakte se Veliaj është pronari dhe garanti i inceneratorit të Tiranës, mesa duket vuri menjëherë në lëvizje makinerinë e shpifjeve dhe të baltës së mediave që financohen me paratë e inceneratorëve.

Postimi:

Denoncimi sot me fakte se Veliaj është pronari dhe garanti i Inceneratorit të Tiranës, mesa duket vuri menjëherë në lëvizje makinerinë e shpifjeve dhe të baltës së mediave që financohen me paratë e inceneratorëve.

Kam disa pyetje që kërkojnë përgjigje për këta mjeshtrat e baltës dhe fake neës:

1. A janë takuar ndonjëherë Erion Veliaj dhe Endri Fuga me Mirel Mërtirin?

2. Nëse po, cila ka qenë arsyeja e takimit të tyre?

3. Sa para ka marë italiani Bolino, pronari i një makinerie balte në funksion të Bashkisë Tiranë, nga konçensionet e qeverisë dhe taksat e shqiptarëve?

4. Cilës media Erion Veliaj bashkë me qeverinë, i ka dhënë truallin që ishte destinuar për të ndërtuar një shkollë fillore, për ta kthyer në studio redaksie?

PS: Për pagesat nga inceneratorët rrini pa merak, se tashmë janë duke u hetuar nga SPAK.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco