Masa të shtuara të policisë dhe konsullatës italiane në portin e Vlorës në pritje të Melonit, ja kush e shoqëron

Masa të shtuara të policisë dhe konsullatës italiane në portin e Vlorës në pritje të Melonit, ja kush e shoqëron

17:22, 14/08/2023
A+ Aa A-
Në portin e Vlorës kanë mbërritur punonjës të konsullatës italiane për të pritur kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Gjithashtu ka forca të shtuara të policisë, ndërsa po largohen nga rruga me karrotrec makina të parkuara gabim.

Kryeministrja Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë pranë Ceglie Messapica në Puglia, ndërsa shoqërohet nga familja e saj për një vizitë në bregdetin e Vlorës, duke pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas burimeve së bashku me kryeministren është edhe bashkëshorti i saj Andrea Giambruno dhe vajza e saj Ginevra.

Image

Sipas Corriere në agjendën e saj është edhe një vizitë në shtëpinë e Ramës, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasin pushimet në tokën shqiptare.

Prej muajsh Shqipëria po përballet me bum turistësh nga e gjithë bota, përfshi edhe italianët.

Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet në Shqipëri, ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco