VIDEO/ Agim Nesho: Kurti tregoi se politikat e Ramës me Vuçiç janë dështake

17:08, 14/08/2023
A+ Aa A-

Diplomati i njohur Agim Nesho teksa ka komentuar vizitën e Albin Kurtit në Tetovë dhe Çair të Shkupit, në Maqedoninë e Veriut është shprehur se kjo ishte një lëvizje e zgjuar nga ana e kryeministrit të Kosovës, i cili tregoi edhe njëherë dështimin e politikave të jashtme të Edi Ramës me Ballkanin dhe veçanërisht marrëdhënien e ngushtë të kryeministrit shqiptar me presidentin serb  Aleksandër Vuçiç.

Pas kësaj vizite të kryeministrit Kurti, Nesho ka shprehur  nevojën e bashkimit të politikave shqiptare me ato të vendeve të tjera miqësore të rajonit për të realizuar ëndrën e përbashkët, integrimin drejt Bashkimit Europian.

“Kjo ishte një lëvizje tepër e mençur ku Albini tregoi që të mos bëhen pre e iniciativave që duket sikur shprehen perëndimore , kur në fakt nuk janë të tilla, dhe së dyti shumë më e rëndësishme  Kurti thotë që çështja shqiptare duhet mbrojtur, aq më tepër kur Kosova tashmë është brenda rrezikut  dhe sulmet e Serbisë dhe të Viçiç në këto momente kanë qënë tepër të forta dhe të egra. Në të dy mesazhet e tij ishte një lëvizje shumë e bukur e bërë nga Kurti dhe valët e saj sigurisht që do të kenë reagime në të gjithë rajonin.

Do kishte reagime në Shqipëri në radhe të parë sepse tregoi edhe njëherë sesa dështake ishin të gjitha politikat e deritanishme, të jashtme, të zotit Rama i cili ka luajtur plotësisht gabim në të gjitha marrëdhëniet, duke i fokusuar marrëdhëniet e tij në Ballkan prioritare vetëm me Vuçiçin, jo me elementin shqiptar dhe jo për elementin shqiptar.

Nga ana tjetër në Tiranë u pa që është e nevojshme që shumë shpejtë forcat politike shqiptare dhe ato të Kosovës, po ashtu edhe të vendeve të tjera, në Malin e Zi, në Maqedoninë e Veriut duhet të bashkohen drejt bnjë patriotizmi  pozitiv ose një patriotizmi shqiptar për të realizuar atë që quhet  ‘ëndra perëndimore e shqiptyarëve ’ që është edhe identitet, edhe përfshirje në europën e bashkuar.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco