Sot skadon dekreti/ Çfarë do të bëjë presidenti Begaj? A do t'i kalojë ligjet për kanabisin, mjekësinë dhe ASH

Sot skadon dekreti/ Çfarë do të bëjë presidenti Begaj? A do t'i kalojë ligjet për kanabisin, mjekësinë dhe ASH

16:43, 14/08/2023
A+ Aa A-

Këtë të hënë skadon afati për Presidentin e Republikës Bajram Begaj për të dekretuar ligjet e shumë debatuara, atë të legalizimit të Kanabisit, trajtimin special të studentëve të fakultetit të Mjekësisë dhe ligjin për Akademinë e Shkencave.

Vetë Kreu i Shtetit duket se ka marrë kohën maksimale që përcakton Kushtetuta për të shqyrtuar dekretimin apo jo të një ligji, ku pas ditës së sotme, edhe në rast se ai nuk shprehet, ato hyjnë në fuqi me aprovim në heshtje.

Tashmë ngelet për t’u parë në orët në vijim nëse do të pranojë apo jo të dekretojë këto ligje, që kanë sjellë reagimin e ashpër të opozitës, por dhe shoqërisë civile për fushat përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco