Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta takim me strukturat e PL në Berat

Vjedhja e shekullit/ Berisha paralajmëron Veliajn: ‘Mali i shpifjeve’ nuk të mbron nga qytetarët e Tiranës

Vjedhja e shekullit/ Berisha paralajmëron Veliajn: ‘Mali i shpifjeve’ nuk të mbron nga qytetarët e Tiranës

12:42, 14/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, paralajmëroi kryebashkiakun e Tiranës, se shpifjet që ngriti për Malin e Tiranës, nuk do e mbrojnë atë nga qytetarët e Tiranës.

“Erion Veliaj, pasi u fsheh disa ditë në malin e shpifjeve që ngriti me gjobëvënësit e tij për Malin e Tiranës, në intervistën televizive te Bolino për vjedhjen e shekullit, deklaroi se Bashkia e Tiranës ka zbatuar ligjin dhe ka respektuar të gjitha procedurat,” tha Berisha, duke shtuar se Veliaj ka kryer krime monsutroze me djegësin e Tiranës.

“Për të gjitha këto, PD paralajmëron se pavarësisht nga malet e shpifjeve që mund të ndërtosh, pavarësisht nga mbrojtja e Edi Ramës dhe partisë shtet, pavarësisht nga devijimet e hetimeve për të të mbrojtur ty nga SPAK i partisë dhe shpallja jote si klient myshteri, së shpejti qytetarët e Tiranës do të vendosin ty, njërin nga kryehajdutët e vjedhjes së shekullit, në bankën e turpit, ku ti e ke vendin.

Qytetarë dhe qytetare, fjala juaj, vullneti juaj, guximi juaj, janë vendimtarë për të përmbysur këtë piramidë kriminale që qëndron mbi supet, taksat, qenien tuaj,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco