Gozhda e Nastradinit që pjell miliona nga korrupsioni

Gozhda e Nastradinit që pjell miliona nga korrupsioni

14:16, 13/08/2023
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi

Lajmi për bilancin e kompanisë ALBTEK ENERGY, ka trazuar dhe njëherë debatin politik dhe çështjen penale për impiantin e prodhimit të energjisë në inceneratorin e Elbasanit.

ALBTEK rezulton të ketë një fitim për 2022 rreth 860 milion lekë, megjithëse pronarja është e dënuar për aferën e inceneratorëve dhe kompania është në sekuestro.

Ndërkohë Inceneratori i Elbasanit i ka kaluar në pronësi Bashkisë Elbasan.

Atëhere një pyetje e thjeshtë: nga dolën këto fitime për ALBTEK?

Dhe përgjigja është po kaq e thjeshtë.

ALBTEK zotëron për 25 vite impiantin e prodhimit të energjisë brenda Inceneratorit, mgjs të akuzuarit përfshi Ramën dhe sot e kësaj dite deklarojnë pa asnjë përgjegjshmëri që impiantin e prodhimit të energjisë e ka BASHKIA Elbasan.

Ndërkohë të gjitha dokumentet përfshi ekstraktin e kompanisë në Qendrën Kombëtare të biznesit, tregojnë të kundërtën.

Fitimet që vijnë nga energjia i kalojnë ALBTEK, sipas kontratës korruptive të Ministrisë së Energjitikës të lidhur në mënyrë abuzive më 09.11.2016 mbi kontratën e parë të ndërtimit të inceneratorit të datës 16.12.2014.

ALBTEK ka dorëzuar INCENERATORIN por ka lënë aty gozhdën e Nastradimit me ndihmën e Ramës e Gjiknurit.  Gozhda quhet IMPIANTI I PRODHIMIT TË ENERGJISË.

Dhe jo një gozhdë dosido si ajo e Nastradinit për të varur xhaketën, por një gozhdë që pjell jo pak, por plot 860 milion lekë, të marra nga taksat e qytetarëve të bashkive të qarkut Elbasan.

Një akt korruptiv që kërkon të zbardhet me urgjencë për të ndalur grabitjen e qytetarëve.

SPAK të mos hezitojë të zbardhë përfshirjen në krim të Kryeministrit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco