'Kush ka bërë gabime të mbajë përgjegjësi një më një.'/ Veliaj: Bashkia do vazhdojë të paguajë tarifën për inceneratorin e Tiranës siç ka qenë

'Kush ka bërë gabime të mbajë përgjegjësi një më një.'/ Veliaj: Bashkia do vazhdojë të paguajë tarifën për inceneratorin e Tiranës siç ka qenë

14:34, 12/08/2023
A+ Aa A-

“Kush ka bërë gabime të mbajë përgjegjësi një më një.”

Kështu është shprehur kryebashkiaku Erion Veliaj në lidhje me çështjen e landfillit të Tiranës.

Gjatë një interviste për mediat, Veliaj e quajti shteruese deklaratën e dhënë më parë nga administratori i Shtetit, i cili u shpreh se bashkitë nuk kishin shlyer detyrimet. Ai ka pranuar se edhe bashkia e Tiranës është mbrapa me pagesat.

Më tej deklaroi se fakti që landfilli ka kaluar në administrimin e shtetit nuk do të thotë që nuk do të paguhen tarifat.

Kryebashkiaku tha se do të paguhet e njëjta tarifë, siç ka qenë gjithmonë.

Veliaj duket se i ka dalë frika nga hetimi i SPAK, në duar të të cilit është edhe emri i tij si firmosës i inceneratorit.

Kështu në deklaratën e tij Veliaj ka nënvizuar edhe njëherë se kush ka bërë gabime të mbajë përgjegjësi.

“Me çështjen e landfillit patëm një deklaratë shteruese nga administratori shtetëror. Sipas tij bashkia nuk është treguar e zellshme me pagesat pra jemi mbarpa me pagesat.

Marrja nga shteti nuk do të thotë se kjo shkon për skrap.

Bashkia ka zbatuar ligjin. Kush ka bërë gabime në këtë çështje të mbajë përgjegjësitë. Detyra ime është të pastroj qytetin . E kemi bërë pa ndryshuar taksën që në kohën kur ka qenë Edi . Është e njëjta tarifë që ka paguar gjatë gjithë jetës së vet.

Ajo që kuptuam është që administratori i shtetit kërkoi pagesat. Kush ka bërë gabime të mbajë përgjegjësi një më një. Administrimi shtetëror heq spekulimet se ku shkojnë paratë.

Administratori do të mbajë bilancin e vet dhe do të kërkojë pagesat. Tirana e plehrave, e zhylit nuk do të kthehet më”, ka deklaruar Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco