Çfarë e shtyn Ramën t’i quajë ‘mullarë balte’ mediat e ushqyera nga ai dhe inceneratorët?!

Çfarë e shtyn Ramën t’i quajë ‘mullarë balte’ mediat e ushqyera nga ai dhe inceneratorët?!

11:41, 12/08/2023
A+ Aa A-

Prishi rehatinë e gushtit për turravrapin e thasëve të baltës,  që i erdhi nga enturazhi i tij mediatik, me orkestrim të mirëmenduar dhe jo thjeshtë si një protestë qorre gushti, duke cituar me forcë që, “ca të pagjumë nga drejtësia e re që po u rrethon trojet e xanuna të jetës së tyre publike pa atdhe, ca të vrerosur nga dështimet e revolucioneve të dhunshme, që i plakën kanal më kanal e portal më portal, por nuk erdhën kurrë”!

Thotë, “thasët e baltës u nakatosën bashkë me gërrgërrditësit e zakonshëm dhe kunjave të vjetra, gozhda inatesh të pandryshkura, vida gjelozirash të pashërueshme e jargë zilirash të pangushëllueshme" që sigurisht nuk i bie të jetë opozita këtu, dhe vazhdon "mullari u lartësua me shpejtësi, deri në pikën që u krahasua deri edhe me “djegësat”, që mund edhe t'i linte vetë “djegësat” nën hijen e tij”.

SPAK-ut i drejtohet që, edhe pse u ngrit si rrufe një padi e dikujt që ka një gurë për të hedhur, një dorë për të fshehur e një kunjë për të nxjerrë, të merret me patatet gjithnjë më të nxehta të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe jo me letrën e fundit anonime.

“Lejet e kullave i jep Edi Rama."

"Edi Rama tani po bashkëpunon me Berishën."

"Fajtori për eleminimin e opozitës është Edi Rama. "

"Edi Rama nuk e mban dot pushtetin pa kapur opozitën.”

Këto dhe shumë si këto ishin shigjeta përvëluese ndaj Edi Ramës ditët e fundit. 

Edi Rama është frikësuar deri në palcë nga Erion Veliaj, ky i fundit ka humbur durimin, gjë që e ka pas karakterizuar deri pak ditë më parë. 

Nuk është kulla thelbi i zhurmës, është karrigia e tij. 

Ndërsa i përgatiti një rivale brenda partisë, Belinda Ballukun, ndërsa e talli në mixhlise publike sa herë që mundi, kujtoni, “do vish nesër të lysh shkallët në 5 të mëngjesit, nuk erdha për të të dëgjuar ty këtu…” kanë qenë disa nga talljet publike që Rama i ka bërë Veliajt, ky i fundit ka vendosur mos të durojë më. 

Para disa kohësh, nxori në publik Fatmir Xhafajn, i cili i kërkonte Ramës rinovimin e qeverisë, i kërkonte më shumë përgjegjësi, dhe ndër të tjera, i përmendi fiks atë që po përflitet këto ditë, “pushtetin e stërmadh që ke, e ke sepse ke shkatërruar opozitën, jo se ke fituar ndershëm”. 

Edi Rama, si rrallë herë, shkroi një hartim të gjatë ku përmendi gjithkënd, përveç autorit që ka orkestruar sulmin ndaj tij, Erion Veliajn. 

Reagimi i Ramës ndaj debatit për kullën ishte si një oshëtimë nga një bunker dhe jo nga një kullë, mbytëse, e gjithë tallaz. 

E tillë ishte sepse nuk pati guximin të përmendë me emër Veliajn si orkestruesin dhe financuesin e kesaj “balte”.

Kujt ia merrte mendja se lideri i madh i socialistëve do të bëhej sa një dorë përballë Erion Veliajt?! 

Çfarë e tremb? 

E tremb fakti i fijeve të forta që Lali ka në duar. Në media e pa vetë. E tremb fakti që Veliaj i hoqi pa pritur e pa kujtuar edhe pengun nga duart, Lul Bashën, të cilin mendonte se e kishte në duar të sigurta (Taulant Balla). 

Frikën më të madhe Edi Rama e ka në Parlament. Ai nuk di më, nuk është i sigurtë sesa mbështetje ka në radhët e socialistëve në parlament dhe atyre që marrin vendime. 

Dhe goditja e Veliaj ndaj tij erdhi pikërisht në momentin që shkriu gjithë sekretariatet brenda partisë dhe kur filloi të kërcënojë publikisht Lalin me shokë për zgjedhje të parakohëshme. 

Edhe filloi të marrë të tilla masa, Lali nuk u ndal, kjo mesa duket e bëri memec dhe i shtiu frikën në palcë. 

Ai nuk ka hallin se u akuzua për lejen e kullës, aspak. 

Ai ka hallin se ku do ndalojë Veliaj tani. 

Ka hallin se mos në lojë pas Lalit qëndron Aleksi. 

Ka hallin se mos edhe ky është vendosur në pozicionin e mikut të tij 92-vjeçar, George Soros, stafetën e kanë marrë çunat, dhe në linjë e tyre ideologjike çunat për të forcuar pozitat, gjëja e parë që bëjnë është “vrasja” e babait. 

Edi Rama ia di fundin këtij skenari sepse e ka aplikuar edhe vetë, dhe ky është shkaku që ai sot është bërë sa një dorë dhe është tmerruar nga guximi i Erion Veliajt.

Atij i ka shti frikën mungesa e frikës që po tregon Lali i tij, Lali që dikur e urdhëronte të lyejë shkallët në 5 të mëngjesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco