Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

‘50 mijë lekë për provimin e hyrjes në mjekësi’/ Ministria e Arsimit njofton kostot shtesë për maturantët

‘50 mijë lekë për provimin e hyrjes në mjekësi’/ Ministria e Arsimit njofton kostot shtesë për maturantët

12:23, 11/08/2023
A+ Aa A-

Ministria e Arsimit ka njoftuar maturantët se ditën e hënë nis testimi i informatizuar në kuadër të pranimeve në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme" pranë Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.

Por ajo që bie në sy në këtë vendim të ministrisë, është kostoja financiare shtesë që duhet të paguajnë kandidatët maturantë, jo pak por 5000 lekë të reja.

Postimi i plotë:

Të dashur 👨🏻‍🎓👩‍🎓maturantë,

🗓Ditën e hënë nis testimi i informatizuar 👩‍💻 në kuadër të pranimeve në programin e studimit 👨‍⚕️"Mjekësi e Përgjithshme" pranë 📍 Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.

Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të 📍 Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët 400 do të shpallen ✅️ fitues.

➡️ Përveç tyre, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime. Në total numri i kuotave është 464 studentë për vitin e parë.

Të gjitha detajet që nevojiten për zhvillimin e këtij testimi i gjeni si më poshtë: 👇

➡️ Listën emërore për testimin e informatizuar të maturantëve.

http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/njoftime/Mjekesi2023/TESTIMI%20I%20INFORMATIZUAR%20I%20MATURANTËVE.pdf

➡️ Kalendarin e testimit të informatizuar.

http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/njoftime/Mjekesi2023/Kalendari%20i%20Testimit%20të%20Informatizuar%20të%20Maturantëve.pdf

➡️ Njoftimin mbi procedurat e testimit.

http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/njoftime/Mjekesi2023/Njoftim%20për%20Testimin%20e%20Informatizuar%20të%20Maturantëve%20në%20Kuadër%20të%20Pranimit%20në%20Programin%20Mjekësi%20e%20Përgjithshme.pdf

➡️ Faturën për arkëtim për provimet e digjitalizuara.

http://qsha.gov.al/.../Fature_provim_digjitalizuar.pdf

Suksese të gjithë aplikantëve! 🙏😊

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco