VIDEO/ Manjani: Sigurimi i detyrueshëm është vjedhje e pastër, këto ide provohen në botën afrikane

16:59, 09/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV për të folur mbi vendimin e qeverisë që të sigurohen me detyrim shtëpitë ishte ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani është shprehur se ky vendim është një vjedhje e pastër dhe këto ide të poshtra janë prova që duhet të bëhen në vendet e botës së tretë dhe jo në Shqipëri që është një vend europian

"Taksa mbi banesën është një debat i përjetshëm në të gjithë vendet e botës. Si fillim duhet që shqiptarët duhet të pajisen me çertifikatën e pronësisë në fillim pasi kemi shumë pronarë pa certifikatë. Në momentin që ke certifikatën e pronësisë duhet të paguash një taksë mbi pronën dhe për këtë nuk kam asnjë vrejtje.

Sigurimi i detyrueshëm është poshtërsi, vjedhje e pastër, unë nuk dua që ta siguroj shtëpinë nuk dua ta shes rriskun dua ta marr vetë në kurriz 100% nuk ke pse më detyron që të siguroj.

Sigurimi i detyrueshëm është një vjedhje e pastër, taksa mbi banesën është detyrim kjo duhet të paguhet dhe nuk duhet të diskutojmë fare. Sigurimi i detyrueshëm nuk ka asnjë vend të botës por janë disa ide afrikane që vijnë dhe kërkohet të provohet në Shqipëri. Pse un duhet të paguaj taksa për shtëpitë e disa personave të papërgjegjshëm që kanë ndërtuar shtëpi në zona me rrisk të lartë përmbytjesh duke shkelur mbi ligjet e vendit. Kjo s’ka lidhje me socializmin kjo është një lëvizje  banditeske dhe me lekët tona kërkojnë të mbushin llogarinë e një kompanie që po falimenton e në fund ti vjedhin.

Shteti duhet që të japë një deklaratë që sot e tutje nuk jap asnjë cent për shtëpitë tuaja që janë ndërtuar pa kriter e më pas personat duhet të sigurohen sipas dëshirës në cilën kompani të duan ata dhe në këtë mënyrë funksionon tregu i lirë në vend."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shtetrrumpalle09/08/2023 18:07

Ne SHBA, ne shtete ku ta shume stuhi shkaterrimtare, si Florida psh, kompanite e sigurimeve as qe nuk te ofrojne me siguracion per deme nga stuhite.

Shto koment

Denonco