Strazimiri- ambasadorit:Publikoni përgjimet! Në këto 'vakitë' e krimit, Ballën e keni kokë e këmbë brenda

Strazimiri- ambasadorit:Publikoni përgjimet! Në këto 'vakitë' e krimit, Ballën e keni kokë e këmbë brenda

21:25, 08/08/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri i ka bërë thirrje ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Tiranë që luftën kundër drogës ta zhvillojë këtu nga kryeqyteti pasi është vendi i duhur.

Strazimiri ka shkruar se 60 përqind e industrisë së ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme përdoret për pastrimin e parave të drogës.

Reagimi i Strazimirit erdhi pas takimit qe ambasadori holandez ne Tirane, zhvilloi me Taulant Ballen, te emeruar nga Edi Rama si minister i Brendshëm.

Reagimi i Gent Strazimirit: 

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Tiranë, mund të ndihmojë shumë në luftën kundër kriminalitetit në vendin e tij, veçanërisht trafikut të kokainës, dhe për këtë Tirana është vendi i duhur...

Le të fillojmë me sqarimin e denoncimit ndaj Edi Ramës dhe qeveritarëve shqiptarë, të gazetares holandeze Marjolein Koster në televizionin belg VRT, kur u pyet për dekriptimin e SKY dhe ENCHAT:

* A ka kaluar ai miliona te grupet kriminale? Një hetim dy vjet më parë tregoi se 60 përqind e industrisë së ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme përdoret për pastrimin e parave të drogës. Kundërshtarët e tij thonë se ai duhet ta ketë ditur për këtë....

Ky që ka takuar sot në zyrën e Ministrit të Brendshëm është i kudondodhur në të tilla "vaki" me krimin... dhe e ka kokë e këmbë tek ato përgjimet...

E kemi dhe ne xhanëm... po ndryshe nga Holanda këtu i fshijmë përgjimet, madje me vendim gjykate "të pavarur".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco