Si përfitoi edhe shoferi i kompanisë së Zotos e Mërtirit 6 milionë euro nga qeveria Rama

Si përfitoi edhe shoferi i kompanisë së Zotos e Mërtirit 6 milionë euro nga qeveria Rama

15:36, 08/08/2023
A+ Aa A-

Kanë vjedhur aq shumë me aferën e inceneratorëve sa u ka ardhur radha edhe shoferave të përfitojnë miliona euro nga taksat e shqiptarëve nëpërmjet kompanive fantazma.

Nuk janë bandë, por karteli i mirëfilltë (inceneratorët) që ka kapur qeverinë me Edi Ramën brenda.

Në verën e vitit 2019, Edi Rama deklaron publikisht projektin e tij për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano. I ashtuquajturi Eco Park Durrës!

Rama deklaronte se do ta bënte këtë me ndihmën e privatit.

Tre muaj më vonë, në 16.10.2019, AKUM ku Alqi Bllako është drejtor, shpall tenderin për ndertimin e Eco Park Durrës.

Procedura anullohet në datën 03.12.2019, vetëm 3 ditë përpara se të hapeshin ofertat.

Në datën 16.12.2019 Edi Rama firmos një vendim, si kryetar i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile. Në vendim ka dy pika:

a- Mbetjet e krijuara nga tërmeti i 26.11.2019 për qarkun Tiranë, Lezhë, Durrës do të depozitohen në lanfildin e Porto-Romanos.

b- AKUM ngarkohet të marrë masa për inkapsulimin e zonës së Porto-Romanos dhe rijetësimin e kësaj zone me procedure të përshpejtuar në kushtet e emergjencës së krijuar.

Në datën 21.12.2019 midis kompanise Victoria Invest International sh.p.k dhe kompanisë De Mare s.r.l lidhet një marrëveshje bashkëpunimi (JV) për të marrë pjesë në procedurën tenderuese të AKUM.

Në datën 27.12.2019 midis AKUM dhe JV (De Mare & Victoria) lidhet kontrata me negociim të drejtpërdrejtë në vlerën 1.9 miliardë lekë të reja, apo ndryshe 17 milionë euro.

Në datën 14.05.2020, pra rreth pesë muaj më vonë, midis JV De Mare s.r.l & Victoria Invest dhe Kompanisë ARTCON sh.p.k, në pronësi të Denis Ymerit, lidhet kontratë nënkontraktimi për punime civile në Porto Romano,  në vlerën 649 milion lekë të reja, apo ndryshe 6 milionë euro.

ImageImage

Për ata që i bën kureshtarë emri i panjohur Denis Ymeri, ai ka qenë shofer pranë kompanisë INTEGRATED ENERGY sh.p.k, prej datës 15.03.2020. Pra, shofer i kompanisë së Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Pra, siç shihet nga dokumentat, kompania ARTCON është themeluar nga Ilsa Zoto, bashkëshortja e Klodian Zotos. Në datën 23.11.2016 Ilsa Zoto i shet aksionet te Denis Ymeri. Në datën 04.05.2020 kompania ndryshon emrin nga Artemis Farm në ARTCON.

Kupola politico-mafioze e inceneratorëve ka ndarë para me kë ka mundur, siç është edhe rasti i shoferit të kompanisë së Zotos e Mërtirit.

 

Nëse në vitet 2016-2017...kjo kompani kishte bilance negative, fill pas deklaratave të kryeministrit dhe lidhjeve të skemës mafioze, kompanisë i shndërrohen bilancet brenda një viti shumë pozitive, llotari. 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco