'Luli ka filluar të vjelë gjoba për llogari të Veliajt'

'Luli ka filluar të vjelë gjoba për llogari të Veliajt'

13:17, 08/08/2023
A+ Aa A-

Nga Çim Peka.

Kur filloi kulla e Vodafon-it, sa herë bëje autobusin e Unazës, ishte një pijanec që nuk zbriste asnjëherë nga autobusi me bilete të paguar dhe bërtiste me të madhe: “Ja kulla e Sali Berishës me lekët e piramidave!" Më vonë doli se ajo ishte e një biznesmeni me lejen e Ramës, që u bë deputet i PS-së. 

E njëjta histori përsëritet sot, për dy arsye:

E para: është rikthyer me vulë, kryetari i Partisë së gjobave. Biznesmenët e Ramës duhet ta kuptojnë se përveç Ramës, duhet t’i paguajnë edhe Erionit të Lulit, pasi ky i duhet Ramës.

E dyta: një alibi për Berishën me akuza të rreme është ngritur gjithmonë ndaj tij sa herë ai është bërë kërcënim për pushtetin e majtë.

Koha e gjobave të kunatit të Lulit dhe shpifjeve të Ramës ka 10 vjet që vazhdon.  Bash prej kësaj rri më së shumti në pushtet Rama. Por SPAK duhet të hetojë se kush e financon atë kullë dhe të tjerat si ajo!

P.S: Pikërisht në këto ditë thashethemesh, Rama me Dumanin po ”negociojnë” që të shpëtojnë Lalin duke firmosur fletë arresti sërish për Ter Kokën e dy drejtorë të Lalit për inceneratorin e Tiranës. Këtu do të jemi e do flasim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vulhumburit08/08/2023 22:56

Pse Saliu me foltoren nuk shkon të protestojë te lulishtja ku do ndërtohet kulla e Zenit? Siç bën A.Qorri!

Shto koment

Denonco