A ka akoma naivë që besojnë se Borati mund ta mbajë nën kontroll, kanabisin 'mjekësor'?!

A ka akoma naivë që besojnë se Borati mund ta mbajë nën kontroll, kanabisin 'mjekësor'?!

09:02, 08/08/2023
A+ Aa A-

Dr. Erion Dasho është shprehur kategorikisht kundër ligjit për prodhimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri dhe i ka bërë thirrje Presidentit, Gjykatës Kushtetuese, ta rrëzojnë këtë ligj të qeverisë Rama. 

Në shënimin e tij të fundit në Fb nisur nga skandali i përfshirjes edhe i komandove të Zall Herrit në mbjelljen e kanabisit, dr. Dasho thotë:

“Zbulimi i parcelës me kanabis në repartin e Zall Herrit tregon se argumentet që dhamë unë dhe shumë kolegë të tjerë kundër legalizimit të kanabisit mjekësor, janë më se të vlefshme.

Nëse policët kanë 10 vjet që akuzohen si të lidhur me kultivimin dhe trafikun e kanabisit, nëse ish-ministri i Brendshëm u vendoste makinën në dispozicion trafikantëve, nëse ushtria kultivon kanabis, a ka akoma naivë që të besojnë se shteti i Boratit mund të mbajë nën kontroll kanabisin "mjekësor"?!

Presidenti ose Gjykata Kushtetuese të kthejnë urgjentisht ligjin e Boratit që Shqipëria të mos bëhet edhe ligjërisht një njollë e zezë në Europë!”, nënvizon në përfundim mjeku i njohur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

!08/08/2023 09:40

Jo por Borati mund të mbajë nën kontroll opozitën e korruptuar me kulla.

Shto koment

Denonco