Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Tre anëtarë të një familje jetojnë mes varfërisë e sëmundjeve, Spaho apel shtetit e biznesmenëve: Vini dorën në zemër

Tre anëtarë të një familje jetojnë mes varfërisë e sëmundjeve, Spaho apel shtetit e biznesmenëve: Vini dorën në zemër

21:35, 07/08/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Edmond Spaho, ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të një familje prej tre anëtarësh në fshatin Sul të Bashkisë Devoll.

Ai shprehet se dy prindër të sëmurë dhe djali jetojnë mes mjerimit, ndërsa këtij të fundit thotë se i kanë prerë edhe KEMP-in prej dy muajsh.

Familja ka humbur dy fëmijë. E zonja e shtëpisë merr 130 mijë lekë të vjetra në muaj ndihmë ekonomike, e cila nuk i del për të blerë ilaçet e të birit, te shoqit dhe të sajat.

Spaho i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, kryetarit të Bashkisë së Devollit por edhe biznesmenëve dhe qytetarëve, që të kontribuojnë për t’iu ardhur në ndihmë.

Reagimi i plotë

Shikoni kete video. Eshte e familjes Sejdo ne fshatin Sul te Bashkise Devoll.

Jane tre veta te semure ne nje shtepi ku cfare fryn jashte hyn brenda. Jetojne dy prinder te semure dhe djali me KEMP te cilin ja kane nderprere prej dy muajsh. Dy femije te tjere i kane vdekur.

Nuk ka lene dere pa trokitur gruaja, Albana, e vetmja qe mund te levize, ne pushtetin vendor dhe qendror por askush nuk e ve ujin ne zjarr.

Ka arritur te blere 15 kv çimento, reren dhe ca tulla per te riparuar shtepine por deri ketu. Nuk ka me mundesi. Ajo merr vetem 130 mije leke te vjetra ne muaj ndihme ekonomike e cila nuk i del per te blere ilacet e te birit, te shoqit dhe te sajat.

Devolli nuk eshte zona qe une jam zgjedhur Deputet por Albana me ka kontaktuar dhe kerkuar qe ta ndihmoj per ta bere te ditur rastin e saj fatkeq.

I bej thirrje Kryetarit te Bashkise Devoll, Deputeteve te Devollit, bizneseve te zones, shoqatave te bamiresise te vene doren ne zemer dhe ta ndihmojne kete familje qe po heq kaq shume vuajtje.

Ju lutem, kush ta lexoje kete thirrje ta shperndaje sa me shume te mundet, sepse edhe ne se shteti nuk do reagoje, jam i bindur qe do gjenden plot te tjere qe do ndihmojne.

Ju faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco