Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Letra e ndërkombëtareve kërkon qasje më të ashpër ndaj Serbisë/ Saiti: Fakton më së miri se deklaratat e Kurtit kanë qenë të drejta

17:49, 06/08/2023
A+ Aa A-

Redaktori Gazmend Saiti i ftuar në ''Edicionin e Pasdites'' në Syri Tv, komentoi letrën e fundit të ndërkombëtarëve e cila kërkon një qasje më të ashpër ndaj Serbisë.

Pyetur nga moderatorja Armela Ferko, se a është kjo letër njëfarë konfirmimi i qeverisë lidhur me këta përfaqësues të BE apo dhe presindetes Vjosa Osmani, pasi kujtojmë, të dy këto, si qeveria si zonja Osmani janë kritikuar publikisht dhe në mënyrë massive në lidhje me qëndrimet e mbajtura në drejtim të përfaqësuesve të BE, duke i quajtur ata anti-perëndimorë, Saiti u përgjigj:

Vetë opozita e Kosovës i ka kundërshtuar dhe i ka kryqëzuar me ato deklarata që ata kanë thënë me herët, deklarata të cilat po konfirmohen tashmë edhe nga parlamentet e vendeve të tjera europiane .

Pra, të gjitha këto shtete që i janë bashkuar po kritikojnë BE dhe jo atë në tërësi, po dy njerëzit që përfaqësojnë BE dhe kanë kryqëzuar gjatë gjithë kohës Kosovën.

Tani, deklarata e opozitës në Kosovë, a do ketë një falje përballë Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani? Sepse kjo letër fakton më së miri që deklaratat e tyre kanë qenë të drejta, që dërgimi i forcave ushtarake në veriun e Kosovës qartëson që ai veprim i Serbisë ka qenë i jashtëligjshëm dhe në këtë deklaratë thuhet që janë huliganët serbë që kanë dëmtur ushtrinë e NATOS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco