Lajmi i fundit

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te banesa e gjyqtarit në Shkodër

‘Personi në krah të Saimir Tahirit u dënua për vrasjen e policit të RENEA-s’

‘Personi në krah të Saimir Tahirit u dënua për vrasjen e policit të RENEA-s’

10:52, 05/08/2023
A+ Aa A-

Gazetari Flamur Vezaj vazhdoi denoncimin e tij pas publikimit të fotos ku ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shfaqet duke drekuar në qeli me Safet Bajrin dhe Kelmend Balilin.

Vezaj shkruan se personi tjetër në krah të Tahirit, është një i dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

POSTIMI I PLOTË

Tahiri dhe paturpësia e tij!

Gjatë ditës së djeshme postova një foto nga burgu i Lushnjes mes disa të dënuarve!

Mes tyre “ish-kampioni” që “luftoi” krimin, Saimir Tahiri, bashke me “Eskobarin” Kelmend Balili dhe kreun e bandës së Bajrave, Safet Bajri!

Por personi tjetër deri dje ishte i paidentifikuar pasi edhe foto ishte jocilësore!

Por sot e konfirmova se personi në krah të Tahirit është Klodian Selimi nga Lazarati, i dënuar me 13 vite burg si bashkë i pandehur në vrasjen e efektivit te RENEA-se Ibrahim Basha!

Në ceremoninë mortore, Tahiri mbajti fjalim të mbushur me emocione! Por 7 vite më pas, në vitin 2022 (kur edhe është bërë fotoja) ky Tahiri hipokrit drekon me njërin nga bashkëautorët e asaj ngjarje!

Çfarë turpi! Çfarë morali!! Si ndihen familja e efektivit të ndjerë Basha e kolegët e tij!?

Ndërsa për njoftimin e burgjeve, dreka thonë shërbehet ne qeli, e saktë, por burgu nuk shërben në menynë e saj mish zgare!! E në foto në asnjë vend nuk ka pilaf, fasule apo makarona që shërbehet në burg! Por në foto duket qartë që nuk është ushqim i burgut!

Pijet, thonë se janë freskuese!? Në asnjë vend nuk shoh veç ujit dhe disa shishe me një lëng të zi, e gota gjysëm të mbushura! Nuk ndodh që shisheve të koka-kolave t’i hiqet etiketa apo të shërbehet me gota gjysëm të mbushura!

Veç këtyre, mendoj që burgu nuk i bashkon këto në një qeli se aty kishte plot të tjerë, por Tahiri preferoi të hante drekë me të fortët Balili e Bajri!

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco