Berisha: Me këtë pushtet duhet të përballemi! Këta rrinë sepse ne nuk jemi ngritur. Duhet ta kemi të qartë këtë

Berisha: Me këtë pushtet duhet të përballemi! Këta rrinë sepse ne nuk jemi ngritur. Duhet ta kemi të qartë këtë

20:20, 04/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar në fjalën e tij është shprehur se  është e panevojshme të ndalem te anësimi i medieve dhe aspekte të tjera të shqyrtimit të ankesave, të cilat ishin absolutisht jashtë të gjitha standardeve, më keq se kurrë në historinë e vendit

Sipas Berishës PD-ja është e vërtetë që ka ardhur nga disfata në disfatë, por është e vërtetë se nuk bëri kurrë një analizë serioze të farsës zgjedhore dhe procesit zgjedhor

Fjala e Berishës:

Është e panevojshme të ndalem te anësimi i medieve dhe aspekte të tjera të shqyrtimit të ankesave, të cilat ishin absolutisht jashtë të gjitha standardeve, më keq se kurrë në historinë e vendit.

Por, do të ndalem dhe njëherë në një moment.

Me datën 15 maj dhe javën në vazhdim, altoparlantet e qeverisë në studiot televizive, u vërsulën me një ligësi ekstreme për të mbrojtur, për të bërë apologjinë e kësaj farse dhe akuzuan opozitën. Sepse ishin të paguar nga qeveria.

Nga ana tjetër, vetë PD-ja është e vërtetë që ka ardhur nga disfata në disfatë, por është e vërtetë se nuk bëri kurrë një analizë serioze të farsës zgjedhore dhe procesit zgjedhor.

Ajo çfarë unë do kërkoja nga ju, do të kërkoja që me çdo anëtar dhe simpatizant të PD-së, të diskutoni dhe shqyrtoni në mënyrën më serioze zhvillimet e kësaj farse elektorale.

Nëse nuk ndërgjegjësojmë çdo anëtar dhe mbështetës tonin se kjo farsë, se këto dokumenta, faktojnë se Edi Rama nuk ka fituar kurrë zgjedhjet, përveç 2013-ës, se Edi Rama është një grabitqar i zgjedhjeve, se Edi Rama nuk njeh asnjë parim dhe se me të ne duhet të përballemi.

Në këto kushte, ne arritëm të marrim 500 mijë vota. Ne tani duhet t’u dalim zot këtyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, që pavarësisht terrorit, demokratët u keqtrajtuan kafshërisht, u organizuan atentate ndaj tyre, sulme brutale fizike, por ne kjo situatë, këto zhvillime duhet të na ndërgjegjësojnë se ky vend nuk ka të ardhme me Edi Ramën.

Nuk ka të ardhme pa zgjedhje të lira!

PD ka mision dhe në këtë mision së pari duhet të bëjë gjithçka për të qartësuar çdo qytetar, se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë.

Ndaj dhe ne, me këtë pushtet, në kohën më të parë të mundshme, duhet të përballemi dhe ju garantoj se ky pushtet është një kalbësirë.

Kanë filluar ministrat të zbrazin zyrat, të mbushin thasët me dokumente për t’i djegur. Sepse notojnë mbi krime, sepse notojnë mbi vjedhje.

Këta rrinë sepse ne nuk jemi ngritur. Duhet ta kemi të qartë këtë.

Por njerëzit ngrihen kur të krijosh bindjen për të gjithë dimensionin e farsës elektorale.

Nuk ka betejë më të rëndësishme për një forcë politike, se beteja për zgjedhjet e lira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco