Berisha: Bandat ishin faktor përcaktues në zgjedhje, Pëllumb Gjoka nuk u prek se duhej për fushatë

Berisha: Bandat ishin faktor përcaktues në zgjedhje, Pëllumb Gjoka nuk u prek se duhej për fushatë

20:12, 04/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar në fjalën e tij është shprehur se  bandat u përdorën si faktor përcaktues në një mori qytetesh, për të diktuar rezultatin që donte Edi Rama.

Sipas Berishës operacioni ‘Metamorfoza’ është i regjistruar më 15 janar, por Pëllumb Gjoka nuk duhej të prekej se duhej të vendoste Velipojën nën pushtim.

Njoftimi i policisë:

E vërteta është se bandat u përdorën si faktor përcaktues në një mori qytetesh, për të diktuar rezultatin që donte Edi Rama.

Edi Rama, në bashkëpunim me drejtësinë dhe policinë, bëri gjithçka për mobilizimin e bandave.

I nxori nga burgjet, i kërcënoi me mandatet e Interpolit që i kërkonte, bllokoi hetimet.

Operacioni ‘Metamorfoza’ është i regjistruar më 15 janar, por Pëllumb Gjoka nuk duhej të prekej se duhej të vendoste Velipojën nën pushtim.

Bajri doli nga burgu dhe të tjerët u mblodhën vetëm për të diktuar rezultatin në Shkodër.

Ata të cilët besojnë apo mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, në një mënyrë ose në një tjetër pranojnë, legjitimojnë rolin e krimit të organizuar në votën e shqiptarëve dhe fatin e tyre. Të gjitha këto janë të dokumentuar në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco